Sterkaj-Ristanit: Kur e arrestova
djalin e Enverit, ti i dole në mbrojtje
Komisioni Hetimor Parlamentar, për të hetuar lëvizjet që janë bërë në administratën e Policisë së Shtetit u përfshi dje nga debate të ashpra, pavarësisht se në rendin e ditës kishin për të miratuar rregulloren e Komisionit.
TIRANE- Komisioni Hetimor Parlamentar, për të hetuar lëvizjet që janë bërë në administratën e Policisë së Shtetit u përfshi dje nga debate të ashpra, pavarësisht se në rendin e ditës kishin për të miratuar rregulloren e Komisionit. Për rreth dy orë, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë përfshirë në një mori debatesh për disa ndryshime teknike në rregulloren e veprimtarisë së Komisionit Hetimorë.
Deputetët e Partisë Demokratike në këtë komision, kërkuan që në hetim të përfshihen edhe Kontrolli i Brendshëm dhe SHISH. Fillimisht kjo kërkesë u kundërshtua nga deputetët socialistë, por më pas ata janë shprehur se mazhoranca nuk do të pengojë hetimin, sikundër ka vepruar PD kur ishte në qeverisje. Ndërkaq, ligjvënësi socialist i Shkodrës, Paulin Stërkaj duke iu drejtuar kryetarit të komisionit i tha: “Ti Ristan, kur kam arrestuar djalin e Enver Hoxhës ishe në shtëpinë e tij, dhe ti ke qenë duke e mbrojtur. Pra i ke shërbyer Enverit atëherë dhe tani po i shërben Berishës, Enverit të dytë. Por harron që ne nuk jemi në
KQZ”.
DebatiNga pala e demokratëve, amendamentet e propozuara nga mazhoranca u cilësuan si një tentativë për t’i ulur kompentencat kreut të këtij komisioni, Arben Ristani. Sipas deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, amendamentet e propozuara nga mazhoranca ishin një tentativë e pastër për ta bërë kryesimin e komisioni nga dy kryetarë duke theksuar se, në ligj nuk ekziston ky koncept. “Nuk ekziston në ligj koncepti i bashkëkryetarit dhe as i sekretarit si bashkëkryetar dhe është dicka që i shërben formalizimit të punës dhe mbarëvatjes por nuk shërben si kundërfirmë për të përvetsuar ose jo veprimet që lë kryetari dhe komisioni."-tha ai.
Pas deklaratës së Bylykbashit, nënkryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla theksoi se kompetencën për të komunikuar me insitucionet e tjera e ka edhe sekretari i komisionit, Ermonela Felaj, ndaj nuk kishte pse të vinin reagimet e demokratëve. "Në cilin pjesë të ligjit, këtë kompetencë të komunikimit të institucioneve të tjera ia ke dhënë vetëm kryetarit, sepse ky ligj është 12 vjet i vjetër"-tha Balla. Por replika nga ana e PD-së nuk mungoi ku kryetari i Komisionit Hetimor, Arben Ristani tha se nuk kishte pse të kishte një amendament të tillë në ligj, pasi është kompetencë e kryetarit për të bërë komunikimin me institucionet e tjera.
Ristani e ironizoi këtë deklaratë duke pohuar se: “Do më duhet që në cdo rast të ndjekë nga pas dëshirën e sekretarit, do ta kundërfirmojë ose jo, ndërkohë që ky është vendim i komisionit sipas ligjit”. Ndërkohë, debatet mes anëtarëve të komisionit kanë qenë më të ashpra gjatë diskutimit të planit të hetimit. Dy javë më parë, pas një debati prej disa orësh në kuvend palët arritën të gjejnë konsensusin dhe votuan ngritjen e komisionit për Policinë e Shteti.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32