Stërvitjet turko-azere, paralajmërim për Iranin

Stërvitjet turko-azere, paralajmërim për Iranin

flamuri i Azerbajxhanit dhe Turqisë

Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën azere për t’iu bashkuar protestave antiqeveritare kundër sundimtarëve në Teheran. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli se Turqia po mbështet publikisht Azerbajxhanin lidhur me tensionet, duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake.Forcat turke dhe azere mbajtën këtë muaj stërvitje ushtarake pranë kufirit të Iranit me pjesëmarrjen e gjeneralëve të lartë të të dyja vendeve.

“Është një mesazh shumë i qartë për Iranin. Ju duhet të respektoni Azerbajxhanin dhe pavarësinë e tij. Nëse Irani synon të bëjë ndonjë veprim agresiv afër kufirit, Turqia do të jetë aty për t'iu përgjigjur Iranit. Kjo është shumë e qartë”, tha Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Ndërsa vendi është mbërthyer nga protestat kundër regjimit, Teherani po fajëson Bakun për nxitjen e pakicës së madhe azere të Iranit.Krahas sulmeve diplomatike, Teherani zhvilloi stërvitje ushtarake në kufirin e Azerbajxhanit, pranë lumit që ndan dy vendet.

“Ne kemi parë stërvitje ushtarake iraniane në kufirin e Azerbajxhanit. Disa prej tyre u kryen gjatë muajve të fundit duke vendosur ura të përkohshme mbi lumin që ndan të dy vendet. Ky ishte një mesazh shumë i qartë për Baku-në se për çfarë po stërvitej në të vërtetë ushtria iraniane” tha për Zërin e Amerikës Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit.

Mbështetja ushtarake turke ishte arsyeja që forcat azere rimorrën rajonin e Nagorno Karabakut nga forcat e Armenisë. Izraeli është gjithashtu furnizues i armëve për Azerbajxhanin. Marrëdhëniet izraelito-azere po përmirësohen pas tensioneve me Iranin.

“Azerbajxhani është furnizues shumë i rëndësishëm energjetik i Izraelit si dhe bashkëpunon me të në fushën e sigurisë. Irani mendon se Azerbajxhani e lejon Izraelin të përdorë kufirin e tij për të sulmuar Iranin. Azerbajxhani e sheh Iranin si kërcënim për shkak të pakicës së madhe azere në Iran. Kështu që të gjitha këto çështje u bashkuan dhe nxitën Bakun të hapte ambasadën në Izrael”, vlerëson analisti Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare.

Në të kaluarën, presidenti Aliyev i është shmangur konfrontimit me Teheranin. Por, i mbështetur nga aleatë të fuqishëm, tani ai po mban qëndrim të fortë, duke u zotuar të mbrojë azerët në Iran.

“Hapja e ambasadës së Azerbajxhanit në Izrael disa javë më parë, si dhe hapat e tjerë tregojnë se Baku ka ndryshuar qëndrim ndaj Teheranit, dhe kjo tregon dinamikën e re në rajon si dhe rolin në rënie të Iranit”, vlerëson Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit në Gjermani.

Stërvitjet ushtarake turko-azere ka të ngjarë të mos jenë të fundit, ndërsa Ankaranë është zotuar të qëndrojë pranë aleatit të saj azerbaixhanas kundër çdo kërcënimi iranian. VOA

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë