Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani. Në tre ndeshje në stolin e Kombëtares, Sylvinho ka fituar dy (Moldavi, Ishujt Faroe) dhe një humbje (Polonia), duke siguruar gjashtë pikë për vendin e dytë në grup, një pikë më pak se Çekia kryesuese.
Braziliani i stolit ka ndjekur stilin "samba", duke luajtur në sulm. Emra si Uzuni, Asani, Bajrami, Asllani apo edhe Muçi me Mehmetin kanë treguar se në vitet e ardhshme mund të mbajnë peshën e sulmit. Të gjithë tifozët kanë vënë re në tre ndeshjet e fundit të Kombëtares se nëse guxon në sulm, atëherë vijnë rastet, golat dhe pikët, për vendin e dytë në grup.
Duket se trajneri i ka ndryshuar fytyrën skuadrës, për një metamorfozë të paralajmëruar me uljen e tij në stol. Rastet e krijuara dhe golat kanë ngrohur ambientin, teksa në tre ndeshje kemi pësuar dy gola dhe kemi shënuar pesë, për golavarazhin +3.
Kuqezinjtë me lojën sulmuese kanë treguar edhe cilësitë e Bajramit me dy gola, Asllanit me gol dhe asist, apo edhe asisti dhe goli fantastik i Asllanit. Mario Mitaj është një tjetër element i spikatur, që duket se ka siguruar një fanellë titullari në fashën e majtë të fushës.
Me emra si Muçi, Uzuni, Seferi, Bajrami, Mahmeti, Asllani apo edhe të tjerë, duket se brezi i ri i Kombëtares premton shumë në lojën sulmuese, për mos përmendur mbrojtjen që është e gjitha nga Serie A apo edhe La Liga.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares! Njëri supergol
12 Mars, 13:02
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44
-
Brruti merr pasaportën, mësohet lista me 25 emrat e ftuar nga Sylvinho për sfidat kundër Anglisë dhe Andorrës! Shqetëson prapavija
11 Mars, 09:26
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Kombëtarja bëhet gati për Botërorin, të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Silvinho i shqetësuar nga Mitaj, Hysaj e Ismajli
10 Mars, 12:23
-
VIDEO/ Mirlind Daku dy gola për 20 minuta në Rusi, sulmuesi i Kombëtares del me karton të kuq
9 Mars, 18:21
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
Krahasoni Edi Rejan me Silvinjon,si trainere.Koncept complet tjeter ne stil,taktike etj.
PërgjigjuZgjedhja e nje trajneri brazilian eshte pozitive. Ai e ka ne gjak lojen teknike. Shkolla braziliane do ta bente futbollin tone me te bukur. E kane bere portugezet dhe po ja shohin hajrin.
PërgjigjuFillimi i mbare gjysma e punes, por mos biem ne vetkenaqesi sikurse ka ndodhur me cdo trajner qe ka marre drejtimin e kombetares. Gjithesesi golat deri tani kane qene model, kombinime dhe realizime plot klas. Perballjet me Cekine dhe Polonine do tregojne fuqine e vertete te ketij ekipi, per momentin bravo djemte dhe trajnerit.
Përgjigju