Stilistja Mirela Cici: “Ja kush
abuzon me dekoltenë”

Stilistja Mirela Cici: “Ja kush <br />abuzon me dekoltenë”
Nën sitën e stilistes Mirela Cici, këtë numër vijnë aktoret Rajmona Bulku dhe Luiza Xhuvani. Stili dhe veshjet e tyre! Por në fokus janë dhe gazetaret dhe moderatoret Juli Xhokaxhi dhe Valbona Kurti. Vlerësimet, vërejtjet dhe sugjerimet për to.

RAJMONDA BULKU

Jemi mësuar ta shikojmë në ekran si një aktore me bukuri të rrallë të performojë role të cilat janë theksuar në memorien tonë...Sot e shohim të veshur me petkun e deputetes, me një stil klasik plot sharmë dhe elegancë. Ajo përcjell një vision të ri të femrës shqiptare. Përdor ngjyrat e errëta apo tone të ftohta që i shkojnë më së miri portretit të saj. Nuk riskon shumë me aksesorë apo bizhutë.

LUIZA XHUVANI

Aktorja simpatike shumë e njohur Luiza Xhuvani e pozicionuar tashmë dhe ajo në rolin e deputetes. Përfaqësohet me një stil klasik të thjeshtë dhe strict. Ngjyrat e errëta të njëtrajtshme,nuk luan me prerjet apo dizenjot. Ajo nxjerr në pah seriozitetin dhe përgjegjshmërinë që kasideputete në opozitë….por do t’i sygjeroja znj. Xhuvani të miksojë në veshjen e saj ndonjë detajë me ngjyrë të ngrohtë si e kuqja apo pinku për të nxjerrë pozitivitetin femëror që ajo mbart në vetvete.

luiza xhuvani


(Në foto aktorja e njohur shqiptare Luiza Xhuvani)

VALBONA KURTI

Gazetare dhe moderatore e njohur në televizion. Valbona Kurtin e shohim të përfaqësuar me një stil të thjeshtë klasik herë pas here të kombinuara me ngjyrat e lehta dhe të buta të pranueshme për ekranin…… por ajo që do ti sygjeroja znj. Kurti të ketë kujdes me dekolten, pasi ekzagjerimi i saj mendoj që nuk i takon pozicionit të saj në ekran. Nuk jam kundër dekoltes në një veshje kasual…përkundrazi në një dekolte të bukur ajo bëhet më sensual, por kur flasim për ekranet i ka e sanksionuar i jep një ton serioz dhe prestigjoz televizionit që ajo përfaqëson.



JULI XHOKAXHI


E shohim të pozicionuar si moderator simpatike dhe profesioniste ne ekranin e “ABC news”. Një ikonë tjetër e këtij tv vjen me një stil të personalizuar… me një klas të rafinuar dhe ngjyra të mira të paracaktuara ajo pozicionohet si një gazetare me sharm dhe finese. E kuruar si në veshje dhe krehje ajo i shton vlerat jo vetëm figurës së saj por dhe ekranit.

 Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin