Stina ( e ftohtë) e integrimit

Stina ( e ftohtë) e integrimit
Më 2008 parlamenti rrëzoi me një votim politik katërkandidatët e Presidentit për në Gjykatën e Lartë. Rrëzimi u arsyetua me mungesën e konsultimeve paraprake midis Presidentit dhe Parlamentit, si dhe me mosrespektimin e amendimeve të ligjit të lustracionit, të cilat u konsideruan antikushtetuese nga Gjykata
Kushtetuese, Komisioni i Venecias dhe Këshilli I Evropës. Pas katër vitesh tre prej këtyre anëtarëve u ripropozuan nga Presidenti, përsëri pa konsultime dhe pa ndryshime në biografi të e tyre politike e profesionale, dhe në secili u miratua, madje me një shumica të dukshme konsensuale. Cfarë ka ndryshuar nga 2008?
Organi i emërtesës është i njëjtë, emrat e propozuar janë të njëjtë, parlamenti që I rrëzoi është I njëjtë, mazhoranca është e njëjtë, kushtetuta, ligji e rregullorja janë të njëjta.
Thjesht, ka ndryshuar momenti politik, cfarë tregon se votimi I tyre ishte një shfaqje force e mazhorancës ndaj institucionit të Presidentit, faze tashmë e tejkaluar. Guvernatori i Bankës, kryetari i KLSH dhe funksionarë të tjerë të lartë me emërtesë presidenciale u votuan gjithashtu pa konsultime paraprake, por në përputhje
të plotë me kushtetutën. Koha tregoi se praktika e ndjekur nga Presidenti ishte kushtetuese, kandidatët e zgjedhur prej tij ishin emra potencialë dhe me mbështetje të admirueshme parlamentare dhe se vonesa disavjevare e emërimeve në Gjykatën e Lartë me Kushtetuese është e mbetet përgjegjësi direkte e mazhorancës parlamentare. Përmbyllja e procesit të votimit për tre nga katër anëtarët e propozuar më 2008 (I vetmi që “humbi” është gjyqtari që përfaqësoi Shqipërinë për 7 vjet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg) sjell dhe krijon disa praktika të reja.

E para, krijohet precedenti i rrëzimeve në bllok të dekrete presidenciale; e dyta parlamenti ia lejoi vetes të gjykojë tek kompetencave formale dhe profesionale të CV së kandidatëve; e treta krijohet praktika e ripropozimit të të njëjtëve kandidatë brenda të njëjtës legjislature parlamentare edhe kur parlamenti e ka votuar njëherë kundër, si dhe e fundit, e fut praktikën e emërimeve në nivelet e larta gjyqësore e kushtetuese në modelin
e kushtëzimit politik: ata që duan të kandidojnë dhe të fitojnë, duhet të lobojnë personalisht me mazhorancat parlamentare. Në tërësi këto praktika e konkluzione, të vecuara ose së bashku, nxjerrin në pah brishtësinë e institucioneve të pavarura ndaj pushtetit politik parlamentar, si dhe aplikimin e parimeve ekstrakushtetuese në procesin e promovimit dhe karrierës profesionale në institucionet kushtetuese. Ky problem merr një konotacion të
vecantë në rrethanat e reja kur Shqipëria ndodhet për herë të tretë në testin e plotësimit të kritereve të marrjes së ftesës për anëtarësim në BE. Kritikat ër reformat e munguara në gjyqësor, oli ekstrakushtetues i politikës në mërimet dhe kontrollin e funksionit ë institucioneve kushtetuese, problemet mëdha të demokracisë funksionale he shtetit të së drejtës janë e beten kryetemë vlerësimi i SHBA dhe E për Shqipërinë.

 Mazhoranca e integrimit krijuar më 2009 ka pak arsye ë krenohet me bilancin e saj, pasi ë dy vitet e para të qeverisjes së saj ka ështuar të realizojë pikërisht atë që ka ynim kryesor, - integrimin në BE. Prova tretë në tetor 2012 lidhet me 12 kritere, nga të cilat vendi ynë ka realizuar eri tani vetëm 3: është zgjedhur avokati I Popullit, është miratuar (ende nk është votuar) Kodi Zgjedhor, si dhe janë miratuar disa ndryshime ligjore në organizimin e funksionimin e Konferencës Gjyqësore. Në debat janë legjislacioni mbi Gjykatën e Lartë dhe imunitetet, por është e dukshme klima kritike dhe mosbesuese ndaj aftësive të Shqipërisë për politikë të maturuar, demokraci funksionale dhe rezultate konkrete. Shanset e një progresi të dukshëm mbeten ende minimale ndërkohë që agjendat politike të palëve politike vijojnë të ecin në drejtime paralele. Kjo është arsyeja që ambasadori I BE në Tiranë apeloi për më shumë rezultate dhe më pak pushime, shprehje simbolike që përkon me muajin gusht kur politika, gjyqësori dhe institucionet shpërndahen në plazhet e bregdetit tonë, Turqisë apo Greqisë.
Në këto rrethana zgjidhjet janë të kufizuara: politika do të duhet të heqë dorë nga interesa dhe qëndrime afatshkurtra për të vijuar ndryshimet konsensuale ligjore, vendi ka ende nevojë për dialog e bashkëpunim efektiv e të qëndrueshëm, zbatimi I njëjtë I ligjit meriton më shumë investim, si dhe mazhoranca do të duhet të japë prova më bindëse e rezultate të besueshme për politikat antikorrupsion. A mund të ndodhë kjo brenda 45-60 ditëve derisa të shkruhet raport progresi për 2012? Natyrisht që jo. A mund të bëhen hapa pozitivë? Shanset dhe mundësitë janë, gjithësesi minimale. Vetë retorika e palëve, e gatshme të krijojë psikozën se pala kundërshtare është që tani përgjegjëse për dështimin e tretë në tri vitet e fundit, - është shenjë dëshpërimi dhe dështimi. Nga ana tjetër, aktet nominale zyrtare, si psh riciklimi i disa ministrave e zyrtarëve të lartë të akuzuar dhe identifikuar vazhdimisht si elementë abuzues me pushtetin, përpjekja për ta zhvendosur debatin kryesor politik në debat teknik për imunitetet, mbyllja me pajafësi e proceseve gjyqësore në rastet e skandaleve më të bujshme korruptive e kriminale, deri edhe natyra primitive e trajtimit të administrates kritike, zërave kritikë apo prurjeve të reja civile e politike, - janë të gjitha dëshmi të një bilanci gri, hyrjes së politikës në një spirale krize të re, shanseve të humbura për vendin dhe zgjatjen edhe më tej të procesit të tranzicionit. Së fundi, për ta shprehur më mire diferencën midis asaj cfarë BE pret prej nesh dhe asaj cfarë ne i ofrojmë BE-së janë qëndrimet puublike të ambasadorit Seqiu që bën thirrje për reforma, rezultate e jo për pushime, ndërkohë që ministrja jonë e integrimit mbush kopertinat e revistave të modës duke na treguar se cfarë I pëlqen të veshë apo si agjëron. Kaq mbajton për të kuptuar se modeli ynë mbetet periferik, abuzues, me mungesë të theksuar përgjegjësive dhe ende shumë larg modelit, sjelljes dhe parimeve evropiane të politikës. Kaq mjafton për të kuptuar se vapa e gushtit mbetet mbytëse për shanset e tetorit, se retorika politike e palëve mbetet ende sipërfaqësore dhe se Shqipëria edhe njëherë mund të dënohet prej një klase politike të vjetër dhe të paaftë për të kuptuar nevojat dhe përgjegjësitë ndaj vendit.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë