Stina e nxehtë, vektorët
rrezik për sëmundje infektive

Stina e nxehtë, vektorët<br />rrezik për sëmundje infektive
TIRANE- Përhapja e sëmundjeve infektive nëpërmjet vektorëve siç janë mizat, mushkonjat dhe brejtësit përbën një rrezik sidomos me rritjen e temperaturave. Ky fakt, theksohet nga ekspertët e shëndetit të cilët në këto ditë, apelojnë për më shumë kujdes sa i përket mjedisit të pastër por edhe denzifektimit të zonave të cilat njihen si “prodhuese” të vektorëve. “Jemi në prag të stinës së nxehtë dhe rreziku nga vektorët është shumë i madh pasi janë shkaktarët kryesore të sëmundjeve infektive.

Ajo që duhet të theksojmë, është se aktualisht në vendin tonë kemi raste të importuara të malaries, po kështu edhe mushkonjën e cila përcjell sëmundjen nga njeriu tek njeriu, çka mund të përbëjë rrezik për përhapje të saj”, ka pohuar Vojsava Sulce, nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal. Sipas saj, ambienti ku jetojmë ka shumë rëndësi për të mos u prekur nga këto sëmundje infektive, ndaj edhe ASHR ka marrë një nismë me nxënësit e shkollave për pastrimin e përreth zonave të banuara.

Aksioni i parë ka nisur me nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan ndërkohë që do të shtrihet në të gjithë periferinë. Një tjetër kërkesë e ekspertëve ka qenë edhe dezinfektimi i zonave, pasi për shkak të mungesës së dezinfektimit në periudhën e verës, ka një rritje të insekteve dhe të minjve, çka mund të sjellin një sërë sëmundjesh infektive të rrezikshme që nuk kanë qarkulluar më parë në Evropë.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët