Stine e Roza bashkë? Bukuroshja
 thotë ‘Jo’, fansat: Bashkohuni

Stine e Roza bashkë? Bukuroshja<br /> thotë ‘Jo’, fansat: Bashkohuni
Pjesëmarrja e tyre në spektaklin e kërcimit, bëri që fansat dhe mediat të kryesonin me lajmin se “çifti simpatik” do të ribashkohej në këtë skenë. Roza dhe Stine, çifti që shkëlqeu javë pas jave në ‘Dance Ëith Me’ gjatë së hënës në mbrëmje konfirmuan një ribashkim të mundshëm mes tyre.
 
“Nuk po i shohim më të dashurit tuaj që në fillim vinin ju shoqëronin”- e ngacmoi Alketa Vejsiu Stinen pas performancës, i cili iu përgjigj: “Po a mund t’i rezistosh gjatë kësaj bukurie”- duke u kthyer nga partnerja e tij në vallëzim Roza Lati e cila mund të jetë edhe partnerja e tij në jetë. Edhe pse të gjithë aludojnë për një ribashkim, ka qenë pikërisht Roza e cila u shfaq si një farone në këtë mbrëmje, duke komentuar të gjitha portalet në profilin e saj në ‘Facebook’; “Jooooo!!! JO. Dmth Jo!” duke na lënë të kuptojmë dy rrugëzgjidhje; ose Roza nuk pranon ribashkimin me Stinen ose ajo po i thotë jo ‘martesës’. Kaq ka mjaftuar dhe kanë qenë fansat ata që nuk kanë reshtur së komentuari.
 
Edhe pse pyetjen “A do të kemi dasmë”, ata e anashkaluan, të gjithë jemi dëshmitarë që historia e tyre është kaq e bukur dhe duket si një telenovelë që doemos duhet të ketë një fund të bukur. Kujtojmë se, pjesëmarrja e tij në “Kënga Magjike” ishte një triumf dashurie, ku Stine i dedikoi një tjetër këngë partneres së tij. Sipas thashethemeve të dy janë ndarë nga të dashurit që kishin kur u bashkuan për lojë dhe një ribashkim i tyre është shumë i mundshëm.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare