Stjuardesa shqiptare e Arabisë: Fitoj
shumë, por do investoj në Shqipëri 

Stjuardesa shqiptare e Arabisë: Fitoj<br />shumë, por do investoj në Shqipëri 
Ajo është Amarda Logu, 22 vjeçe me origjinë nga Tropoja. Jeta e saj ndryshoi plotësisht një ditë, kur u pranua të ishte pjesë e një kompanie fluturimesh drejt Arabisë Saudite.

Në një intervistë për Shqiptarja.com Logu tregon gjithë eksperiencën e saj larg Shqipërisë. 22-vjeçarja e plotësoi aplikimin për stjuardesë rastësisht, por u surprizua kur ajo dhe shoqja e saj e ngushtë u pranuan.

Nga një studente e lidhur jashtëzakonisht shumë me famijen e saj si vajzë e vetme që është, Amarda tashmë duhej të largohej për të jetuar shumë larg Shqipërisë.

E gjendur mes kundërshtive të familjes, për shkak të rrezikut të qënit gjithmonë në ajër dhe largësisë, Amarda vendosi që të largohej. 22-vjeçarja që në dukje të ngjan me një modele jashtëzakonisht të bukur ka mbaruar studimet e larta shumë larg kësaj që ka vendosur të punojë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega administrim-biznes.

Siç shprehet edhe në intervistë Amarda, me kursimet që do arrijë të mbledhë nga puna e saj e cila paguhet mjaft mirë mendon të kthehet në Shqipëri për të hapur një biznes të sajin. Por për momentin e saj jeta e saj është shumë e fokusuar larg Shqipërisë...në Arabinë Saudite.

stjuardesa
  (Amarda Logu)
 
Intervista e plotë:
 
Kur ju lindi dëshira për t’u bërë stjuardesë?
Të them të drejten asnjëherë nuk e kisha menduar të qenit stjuardese si profesionin tim në të ardhmen, por më ka pëlqyer gjithmone si ide. Kur fillimisht u prezantova me ketë mundësi nuk e mendoja që do mund ta fitoja megjithese e doja vërtët shumë.
 
Sa kohë kishit që e mendonit dhe si aplikuat?
Aplikimi për këtë pune erdhi pa plan ne fakt, ishte viti i fundit në fakultet dhe unë vetëm po mendoja se çfarë mund të bëj për të ardhmen time meqenëse në Shqipëri për fat të keq mundesitë nuk janë të shumta. Shoqja ime e ngushtë kishte parë njoftimin në faqen zyrtare të kompanisë dhe vendosëm që të aplikojmë së bashku. Pasi dhamë intervistën me përfaqësuesit e kompanisë morëm emaili-n zyrtar që ishim pranuar, e kështu jeta jonë ndryshoi shumë që atë ditë.
 
Kishit dëgjuar për dikë më parë që kishte bërë të njejtën gjë?
Po, pasi vendosëm që të aplikojmë kontaktuam me një vajzë shqiptare që ka 2 vite eksperiencë në këtë kompani. Ajo na dha më shumë informacione përsa i përket profesionit dhe për jetën këtu.
 
Si reaguan prindërit kur ju tregove për vendimin që kishe marrë?
Fillimisht nuk ishin dakort, pasi për hirë të së vërtetës për njerëz që i kanë frikë udhëtimet, kjo mund të konsiderohet një punë e rrezikshme. Edhe ata kishin merak për mua, por më pas unë ja dola t’i bind që duhet të provoja edhe këtë eksperiencë.
 
Po për vazhdimin e një masteri, keni menduar apo për momentin dëshironi vetëm të punoni?
Sigurisht që shkolla është një prioritet për mua. Masterin mendoj ta vazhdoj sapo të kem krijuar një bazë të mirë të ardhurash sepse plani im është që të kthehem përsëri në Shqipëri e të investoj në biznesin tim meqënëse edhe shkollen për këtë drejtim e kam mbaruar.
 
Ju qëndroni në Arabinë Saudite, sa e vështirë ka qenë për ju të përshtateshit në një vend shumë ndryshe nga Shqipëria?
Fillimisht ishte goxha e vështirë sepse jo vetëm që isha në një shtet shumë larg nga Shqipëria, por edhe është ambjent me rregulla shume strikte. Më pas njohëm shumë njerëz të tjerë si ne me të cilët u bëmë miq e na treguan që edhe këtu mund t’ia kalosh shumë mirë.
 
Si e kaloni një ditë që nuk jeni në punë?
Kur kam një ditë pushim mundohem të qetësohem, të qëndroj në shtëpi pasi gjatë gjithë kohës jam në lëvizje. Puna e stjuardesës duket shumë e lehtë, por në fakt është goxha e lodhshme sidomos për faktin që duhet të përshtatesh me orare të ndryshme të punës.
 
Cili ka qenë vendi më i bukur që keni vizituar?
Ne fakt une nuk kam patur mundësi ende që të leviz shumë meqënëse nuk është bërë shumë kohë që kam ardhur por pamja që unë shikoj çdo ditë nga lart e shteteve si Dubai apo Abhu Dhabi është e pakrahasueshme.
 
Po fluturimi më i frikshëm?
Për fatin tim të mirë nuk kam patur ndonjë ekperience shumë të frikshme, përveç disa turbulencave jo serioze apo të ndonjë pasagjeri që nuk ndihet mirë në bord.
 
Çfarë ju mungon më shumë, kur jeni larg Shqipërisë?
Me mungon sigurisht ngrohtësia e shtëpisë time e familja ime, gjithashtu lirshmëria e gjallëria që kanë të rinjtë shqiptar. Unë jam 22 vjeçe dhe jam shumë larg jetës që kisha. Çdo gjë më mungon, por kjo ekperiencë më ka rritur dhe më ka bërë më të pavarur.

stjuardesa
 (Amarda Logu)
 
Cilat janë planet e tua e juaja për të ardhmen?
Plani im tani për tani është që të punoj disa vite këtu, të shikoj sa më shumë vende të botës e më pas sigurisht te kthehem përsëri në Shqipëri, të krijoj diçka që do më ndihmojë në të ardhmen mua dhe familjen time.
 
Mendon se kjo është puna që ju do të do bëni gjithmonë?
Puna e stjuardesës është një punë shumë e bukur nga e cila mund të mesosh shumë dhe me të ardhura shumë të mira por që nuk mund ta besh gjithmonë pasi duhet t’i përkushtohesh plotësisht. Do doja shumë që ne të ardhmen të kem një punë në profesionit tim.
 
Ju nuk keni shumë kohë që keni filluar këtë punë por a keni menduar ndonjëhërë për ta lënë pasi jeni mërzitur dhe lodhur?
Deri tani jo nuk ka ndodhur pasi e kam me shumë dëshirë. Ndoshta me kalimin e kohës mund të lodhem, por gjithsesi mbetet një punë e bukur pasi të jep mundësinë të udhëtosh në vende të ndryshme të botës. Kjo mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë.
 
Cila do ishte këshilla juaj, për të gjithë ata që janë në dilemë për të ndjekur dëshirat e tyre që kanë në jetë?
Këshilla ime për të gjithë që duan të provojnë të realizojnë dëshirat e tyre është që të besojnë tek aftësitë që ata kanë, edhe të provojnë të realizojnë çfarë ata ëndërrojnë. Jo të gjithë do ju mbështesin, por duhet të keni besim në vetvete dhe do ja dilni.

stjuardesa
 (Amarda së bashku me shoqen e saj) 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja