GRAÇANICË - Kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç ka deklaruar se rrëfimet për shqiptarizimin e Graçanicës janë përpjekje për destabilizimin e popullsisë serbe në Kosovën qendrore, transmetojnë mediat serbe.
"Deklaratat për shqiptarizimin e Graçanicës nuk kanë qenë të rastit; këto janë rrëfime të atyre që rrëfejnë përralla të mëdha qoftë nga Prishtina, apo Beogradi. Kjo ishte një përpjekje për destabilizimin e popullit serb në pjesën qendrore të Kosovës dhe kërkim i alibisë i atyre që bartin përgjegjësi për mospunësimin e atyre, pa marrë parasysh nga cila anë vijnë”, ka thënë Stojanoviç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Stojanoviç ka thënë se ndihet i kënaqur që “e vërteta gjithnjë fiton, sepse të dhënat zyrtare flasin se Graçanica po serbizohet dhe nuk po shqiptarizohet”.
Sipas një analize, siç transmeton Tanjug, statistika e regjistrave të zgjedhjeve në komunat me popullsi shumicë serbe, tregon se krahasuar me zgjedhjet parlamentare dhe komunale më 2009 dhe 2010 numri i qytetarëve me të drejtë vote vetëm në komunën e Graçanicës është rritur për 2.251 votues, nga të cilët 2000 serbë dhe 213 shqiptarë dhe të tjerë.
Sipas Tanjugut, analiza "E-institutit" tregon se numri i qytetarëve me të drejtë vote krahasuar me vitin 2010 është shtuar edhe në komunat Shtërpce, Ranillugë, Kllokot, Partesh dhe Novo Bërdë.
Marrë nga "Koha Ditore"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com