Stoku i dosjeve, 16 vjet për një vendim në Apelin e Tiranës! S’ka gjyqtarë, deputetët: Qytetarët vdesin pa marrë drejtësi

Kohëzgjatja e vendimarrjes në gjykatën e Apelit Tiranë ka arritur në disa raste deri në 16 vjet duke kaluar të gjitha afetet ligjore të arësyeshme. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të ligjeve, paraditen e sotme, (16 qershor 2023)  kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami tha se si pasojë e shkarkimeve nga vetingu, gjykatat po punojnë me organikë të përgjysmuar e në disa raste me vetëm 70 për qind të stafit.

“Në nivel kombëtar jemi tek 56% e kapacitetit të organikës së gjyqtarëve që kanë qenë efektivisht në punë, 8.2 gjyqtarë për 100 mijë banorë, ku raporti është rreth 40% më pak se sa normës evropiane që thotë, duhet të kesh 22 gjyqtarë për 100 mijë banorë, në Gjykatën e Apelit Tiranë ku tendenca për zgjidhjen e çështjeve para zbatimit të hartës gjyqësore përllogaritej se do të shkonte deri në 16 vite për gjykimin e një çështje”, tha kryetarja e KLGJ-së.

Deputeti i mazhorancës Damian Gjiknuri, në të njëjtën linjë me kryetaren e KLGJ, u shpreh se edhe monitorimi i BE ka konstatuar vonesat e pa arësyeshme në gjykata, ku shpesh qytetarët vdesin pa marrë drejtësi.

“8 mijë ditë, 9 mijë ditë, vdesin palët të flasim të drejtën. Pra ka palë që presin gjyqin dhe i ka ardhur fatkeqësisht ora e mbarimit të jetës dhe çështja vazhdon të mbetet aty dhe imagjino çfarë zgjidhje do të kenë pastaj me trashëgimtarë dhe me histori të tjera”, tha Damian Gjiknuri.

Në përgjigje të shqetësimit të deputetit socialist, Llagami theksoi se stoku i dosjeve në gjykata është shqetësimi kryesor i KLGJ-së. Edhe deputetja e opozitës Dhurata Çupi, shprehu të njëjtin shqetësim, ku theksoi se shumë qytetarë të Matit, janë përballur me vonesa të atyre përmasave sa kanë humbur jetën pa marrë drejtësi.

 “Nga Mati kam me dhjetëra dhe qindra raste të qytetarëve që kanë një çështje, çështjen e njohjes së viteve si kooperativistë, nga viti në vit humbin jetën ata ndërsa dosjet vazhdojnë të jenë në apel sepse nuk njihen vitet e kooperativës”, tha deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

Kryetarja e KLGJ kundërshtoi deklaratat e Çupit, duke theksuar se ankesat e qytetarëve të Matit janë inspektuar dhe ka rezultuar se ata nuk kishin depozituar kërkesë pranë zyrës lokale të shërbimeve gjyqësore. Llagami u shpreh se Shqipëria aktualisht ka 8 gjyqtarë për 11 mijë banorë, nga 22 gjyqtarë për 100 mijë banorë që është norma e BE.

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sherbim Juridik: 17/06/2023 12:43

    Prisni se nuk kini pare gje akoma

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2023 00:59

    Tani s'ka vetem gjyqetare,tani s'ka dhe gjykata e hetuesi se i qethen e i shkurtuan sic u deshi qejfi.16 vjet pas disa vjetesh do te duken lule.Stoku i tanishem ka per t'u bere mullar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës