Kandidati i pavarur për deputet Boiken Abazi, i mbështetur nga Levizja Vetëvendosje, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme nga KQZ, ngriti disa parregullsi që ata kishin vërejtur gjatë procesit të numërimit.
Abazi tha se ai vetë, por dhe vëzhgues të VV, ishin penguar nga kryetarët e KZAZ-ve për të hyrë në ambientet ku numëroheshin votat. Po ashtu Abazi shtoi se mungojnë disa pamje filmike nga ato që ata kanë kërkuar.
‘Që nga vëzhgimi , vëzhguesit tanë janë penguar, unë jam penguar për të hyrë në qendrat e numërimit. Janë shumë fletë në pavlefshme në Tiranë. Ne kemi bërë publike pamjet, për këto. Sa për materialet filmike që kemi marrë , mungojnë ato në kzaz 31 , kzaz 33 data 26 prill, kzaz 39 mungon kamera 360 gradë. Me këto kamera nuk kuptohet asgjë, në zgjedhjet e ardhshme të ketë më shumë kamera, se nuk kuptohet asgjë. Nga vëzhguesit tanë kemi pasur dhe raste që disa fletë janë shpallur pa arsye të pavlefshme.’- tha Abazi.
Ndërkohë nga ana tjetër kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e siguroi se të gjitha këto nuk do të kalojnë pa u analizuar dhe hetuar dhe se çdo parregullsi do referohet në prokurori.
‘Edhe KQZ ka interes të shohë se si ka qenë sjellja e komisionerëve, për mënyrën se si janë shpallur rezultatet, do bëjmë dhe ne kqyrjet tona, do i adresojmë në prokurori të gjitha rastet ku nuk ka përputhshmëri, kush e ka menduar se do kalojë nuk do kalojë aq thjesht, nuk do jemi indiferent.’- tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet në vend, partitë politike 5 ditë afat për ankimimet
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2182
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare, drejt kutive në 4 ose 11 maj 2025! KQZ dhe OSBE nisin edukimin e të rinjve për të votuar! Zgjidhen 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor
16 Shtator, 17:12
-
Eduard Zaloshnja: Himara, kyçi i mandatit të 9-të socialist në qarkun Vlorë
12 Shtator, 14:54
-
KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë
12 Shtator, 08:37
-
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
11 Shtator, 10:16
-
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
9 Shtator, 11:11
-
SPAK po heton dy tendera të KQZ, kompania Smartmatic për Report TV: Nuk na shqetëson hetimi! Prokurimi u përshtat me kuadrin ligjor
5 Shtator, 10:25
-
Vota e diasporës kushton 2.5 milionë euro, qeveria i miraton KQZ-së buxhetin shtesë për zgjedhjet parlamentare të 2025-s
3 Shtator, 15:18
-
Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3
3 Shtator, 12:45
-
Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine
26 Gusht, 22:23
-
KAS rrëzon dyshen Meta-Berisha: S’ka shkelje në Himarë! ‘BF’ kërkoi zgjedhje të pavlefshme, KQZ: Vangjel Tavo fitues
26 Gusht, 12:08
-
Vota e Diasporës, KQZ afat deri në mes të nëntorit për aktet nën-ligjore
24 Gusht, 14:19
-
SPAK kërkoi dokumentet e tenderëve për pajisjet e identifikimit e votimit elektronik, KQZ i dorëzon në Prokurorinë e Posaçme
22 Gusht, 15:24