TIRANE- Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muajit gusht, i fundit për të cilin ka shifra, arriti në rreth 545 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 2.9 miliardë lekësh, apo 0.5%, në raport me korrikun e këtij viti. Ndryshe nga muajt e kaluar, kur ishte kredia në valutë ajo që binte, në gusht është tkurrur financimi në lekë, si për korporatat e tjera financiare, ashtu dhe për sektorët e tjerë rezidentë. Në raport me fundin e vitit 2012, stoku i huasë për ekonominë është tkurrur me 9.7 miliardë lekë, apo 1.7%, ku gati 65% e rënies ka ardhur si rrjedhojë e reduktimit të kredisë në valutë.
Më bazë vjetore (gusht 2013/gusht 2012), stoku i huasë për ekonominë ka rënë me 7 miliardë lekë, apo rreth 1.3%, duke shënuar kështu vitin më të keq për kreditimin e ekonomisë që nga fundit i viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000, kur sistemi bankar u ristrukturua. Bankat u bënë një nga motorët kryesorë të rritjes së ekonomisë, duke shënuar vite të arta kur kreditimi u rrit deri mbi 50% në periudhën 2006-2007. Pas krizës globale të nisur më 2008-ën, ritmet e kreditimit ranë edhe në Shqipëri, për të zbritur aktualisht në terren negativ.
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com