Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se fuqitë perëndimore po diskutojnë për mënyrat se si t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore, në kohën kur Rusia po kryen sulme ajrore “pa dallim”.

Për dy ditë me radhë, Rusia kreu një valë të sulmeve ajrore ndaj rajoneve të Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin gjatë fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar dhe Rusinë.

“Ne do të adresojmë çështjen se si të rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe prioriteti kryesor do të jetë më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën”, tha Stoltenberg më 12 tetor, në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesit e më shumë se 50 shteteve po ashtu janë mbledhur në margjinat e takimit të NATO-s në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e ndihmës për mbrojtje ajrore për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që të ofrojnë më shumë ndihmë të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që shteti i tij të neutralizojë sulmet ajrore ruse. Ai tha se sistemet e mbrojtjes ajrore “janë element kyç që të ndalet terrori i Rusisë dhe sulmet raketore”./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Nesër samiti Putin-Erdogan


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime