NATO-ja është e fortë dhe qëndron shumë vigjilente përball intensifikimit kohët e fundit të fluturimeve të aviacionit ushtarak rus në hapësirën ajrore evropiane, deklaroi sot në Athinë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke gjykuar se Rusia ka dobësuar besimin.
Duke kujtuar se së fundmi kishte pasur një rritje të inkursioneve të aviacionit ushtarak rus në hapësirën ajrore të detit Balltik, në Detin e Veriut dhe në Detin e Zi, Stoltenberg, që takoi krerët grekë, garantoi se NATO-ja qëndron vigjilente dhe se ajo është e fortë.
"Ne duhet ta mbajmë të fortë pasi kjo forcë, është përgjigja jonë ndaj këtyre inkursioneve", u shpreh ai. mbi arsyen e të cilave nuk dha ndonjë hipotezë.
"Ne nuk jemi në situatën e një lufte të ftohtë", theksoi Stoltenberg si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari. "Por, Rusia ka dobësuar shumë besimin dhe atë që jemi përpjekur të krijojmë, një marrëdhënie me NATO-n, më shumë bashkëpunim dhe më shmë konstruktiv që prej luftës së ftohtë".
NATO-ja njoftoi dje se ka zhvilluar shumë ndërhyrje ajrore që prej fillimit të javës, duke përfshirë antëarë të ndryshëm të Organizatës, pas detektimit të aktiviteteve intensive të aviacionit ushtarak rus në hapësirë ajrore evropiane, një aktivitet i cilësuar në komuniketë, si në shkallë të gjerë dhe i pazakontë.
Sipas NATO-s, avionët rusë, nuk kishin paraqitur një paln fluturimi, nuk kishin asnjë kontakt me autoritetet ajrore civile dhe nuk komunikonin aspak, kjo përfaqëson një rrezik potencial për fluturimet civile./ATSH/
/Shqiptarja.com