/ATSH-AFP/ - Trupat e para shumë reaktive të NATO-s, që pritet të grumbullohen vetëm brenda disa ditësh në rast krize, do të jenë operacional që në fillim të vitit 2015, njoftoi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Krijimi i një force me kuptimin e mirfilltë të shprehjes "koka e shigjetës" që mund të numërojë rreth 4 000 trupa në terren, në det dhe në ajër, pritet për vitin 2016.
Kjo u vendos nga krerët e shteteve të NATO-s në fillim të shtatorit, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrjes së ushtarëve rusë në krahë të separatistëve në lindje të Ukrainës, por gjithashtu për t'u përballur me kërcënimin xhihadist në jug, ndërkohë që Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufij me Irakun dhe Sirinë.
"Në pritje, një forcë e ndërmjetme me një nivel shumë të larët reagimi do të jetë operacional që në fillim të vitit të ardhshëm", deklaroi Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në prag të një konference të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel.
Ambasadori amerikan pranë NATO-s, Douglas Lute, nga ana e tij foli për një batalion test që do të shërbejë si prototip në fillim të vitit 2015. Një batalion mund të numërojë mes 300 dhe 1 200 trupa.
"Duhet testuar logjistika, strukturat e komandimit dhe të përcaktohet se si kjo forcë e ndërmjetme do të marrë urdhërat e gjeneralit amerikan që është në komandë të forcave aleate në Evropë, Philip Breedlove", shpjegoi ai.
Këta ushtarë do të dalin nga Forca e Reagimit të NATO-s, që në bazë të rotacionit mobilizon rreth 15 mijë ushtarë të Aleancës çdo vit. Aktualisht kësaj force i duhen disa javë që të grumbullojë njësitë e veta më të shpejta.
Por shumë pika ende nuk janë sqaruar, dhe kryesisht mënyra se si çmimi i kësaj force të përhershme do të ndahet mes aleatëve, veçanërisht pasi pritet që këto trupa të marrin pjesë në ushtrime të shumta.
"Ende nuk kemi vendosur se ku do të shkojë një faturë e tillë. Forca të kësaj madhësia dhe me një reaktivitet të tillë nuk i gjen me çmim të lirë", theksoi Lute.
/Shqiptarja.com