Belbëzimi tek fëmijët, logopedi Spiro Saqellari në Report Tv: Ja rastet kur duhet të kthehet në shqetësim për prindërit

Për shkak se gjuha dhe e folura zhvillohen me shumë shpejtësi gjatë fëmijërisë së hershme, mund të jetë e vështirë për prindërit që të kuptojnë se cilat modele të të folurit janë tipike dhe cilat jo. Shpesh janë para dilemës nëse belbëzimi është pjesë normale e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari sqaroi disa çështje të rëndësishme për mosrrjedhshmërinë dhe belbëzimin e fëmijës.

“Është një çrregullim i ritmit të prurjes së fjalëve  por vetëm në dukje sepse në brendësi të tij është një çrregullim psikologjik, psiqik, social dhe afektiv që prek të gjithë jetën e fëmijës. Belbëzimi fillon në moshën 2.5 vjeç-3.5 vjeç dhe në këtë moshë quhet fiziologjik. Mosrrjedhshmëria është një fazë të cilën e kalojnë pothuajse shumica e fëmijëve, është një periudhë kur fëmija nuk është ende i aftë ta nxjerri mendimin e tij me fjalë sepse edhe organet që marrin pjesë në të shqiptuar nuk janë pjekur. Zgjat zakonisht 2-3 muaj” u shpreh ai.

Problematika sipas logopedit Spiro Saqellari është kur fëmija është në moshën 5-6 vjeç.  Në këtë moshë fëmija duhet të kontrollohet nga specialisti përkatës ndërsa faktorë që çon drejt belbëzimit fëmijët është kontrolli i prindërit për mënyrën se si e shqipton fjalën duke e vendosur drejt një shqetësimi që ndikon në komunikim.

“Fëmija fillon dhe mendohet se si duhet të flas, “ unë nuk flas mirë’ “ më pa ky’ fillon problemi psiqik dhe kështu i ngatërrohen të tëra, është një çorganizim i organizuar. Duhet filluar trajtimi patjetër, trajtohen të gjitha këto njëherazi, sidomos trajtimi psiqik dhe psikologjik”

Logopedisti Spiro Saqellari u shpreh se belbëzimi është normal kur ndodh në një moshë të caktuar për 2-3 muaj ndërsa nëse vazhdon më gjatë se 6 muaj atëherë ka nevojë për trajtime të caktuara nga specialisti:

Nëqoftëse kalojnë 5-6 muaj nga mosrrjedhshmëria që fëmija fillon belbëzon atëherë duhet patjetër një trajtim logopedik. Këtu në trajtimin logopedik patjetër është trajtim psikologjik, trajtim shoqëror, trajtim i frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes etj,  sepse po t’i vësh re këto, fëmijët nuk akordojnë mirë frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen gjë që na duhet.

Ndërsa këshilla e tij kryesore për prindërit është që të mos e korrigjojnë fëmijën për mënyrën se si i thotë fjalën, pasi presioni nga jashtë është shkaktari kryesor që një fëmijë belbëzon për një kohë gjatë:

Sapo keni vënë re që fëmija të ketë një mbajte goje të lehtë duhet takuar specialisti për të të dhënë udhëzime. Por kujdes jini të qetë me fëmijën mos ia bëni të folurën si vrap me pengesa, e folura është një proces natyral, fëmija do fillojë të imitojë dhe mund të pengohet, lëre të flas sipas asaj që di, vëre tek ai dhe korrigjo se çfarë thotë  dhe jo si e thotë’ theksoi ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edhe Edi Rama u ka mbetur të mundin!

Edhe Edi Rama u ka mbetur të mundin!