NATO nuk do të tërhiqet nga gara për armatimet me Moskën, theksoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg duke theksuar se riforcimi ushtarak i Aleancës, që është ndërmarrë aktualisht, është një përgjigje për aktet agresive në Evropë nga Rusia.
"Aneksimi i një pjese të një territori nuk është vendimtar, por është një akt agresioni", deklaroi ai duke iu referuar Kriemsë.
"Rusia vazhdon të dërgojë trupa, forca dhe pajisje ushtarake për destabilizimin e lindjes së Ukrainës. Nuk ka asnjë dyshim që Rusia është përgjegjëse për aktet agresive në Evropë", shtoi Stoltenberg.
SHBA-ja do të vendosë përkohësisht armatime të rënda për një brigadë në vendet e Evropës qendrore dhe lindore, me qëllim për të riforcuar NATO-n në krahun lindor, deklaroi dje sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.











