Stoltenberg nuk e konsideron problematike afërsinë e Erdoganit me Hamasin
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpreh mbështetje për grupin palestinez Hamas, - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - i cili aktualisht është në luftë me Izraelin.
“Nuk është asnjëherë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, ka thënë Stoltenberg, në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa.
Shefi i aleancës ka thënë se, megjithatë, “kjo nuk ndikon në ndonjë mënyrë në atë që bëjmë, sepse ne nuk jemi duke luajtur rol në atë konflikt specifik”.
Pas sulmeve brutale të Hamasit në komunitetet izraelite më 7 tetor, në të cilat janë vrarë mbi 1.400 njerëz, Erdogani e ka përshkruar Hamasin si “grup çlirimtar”.
Si rezultat i luftës në Gazë, Erdogan i ka shkëputur kontaktet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Netanyahu nuk është më bashkëbisedues për ne në asnjë mënyrë. Ne e kemi fshirë atë, e kemi kryqëzuar”, ka thënë Erdogan.
Presidenti turk e ka përshkruar me raste Izraelin si “shtet terrorist” për shkak të trajtimit të palestinezëve dhe vazhdimisht e ka prezantuar veten si kampion të kauzës palestineze.
Deri më tani, liderët tjerë të NATO-s nuk janë dëgjuar duke e kritikuar Erdoganin.
Stoltenberg i ka hedhur poshtë spekulimet se heshtja e anëtarëve të NATO-s mund të lidhet me mbajtjen peng të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, nga ana e Turqisë.
“Këto janë dy çështje të ndara”, ka thënë ai.
Turqia dhe Hungaria janë dy vendet e vetme që ende nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen për anëtarësim të Suedisë në NATO.
Turqia ankohet se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm për luftim të atyre që i quan militantë kurdë, një organizatë të të cilëve Ankaraja e konsideron terroriste./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën
17 Janar, 09:27
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21