Stoltenberg reagon pas dekaratave të Putin: Lufta nuk po shkon sipas planeve të tij! Mobilizimi i pjesshëm ushtarak do përshkallëzojë konfliktin

Stoltenberg reagon pas dekaratave të Putin: Lufta nuk po shkon sipas planeve të tij! Mobilizimi i pjesshëm ushtarak do përshkallëzojë konfliktin

1663177301_JensStoltenberg.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka cilësuar si ‘retorikë të rrezikshme dhe të pamaturi’ kërcënimin e presidentit Putin për të përdorur armë bërthamore si kundërpërgjigje ndaj pengesave ruse në Ukrainë.

Në një intervistë për Reuters foli edhe për deklaratën e Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak duke thënë se do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të kushtonte më shumë jetë.

“Fjalimi i Presidentit Putin tregon se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca e mbrojtjes perëndimore prej 30 vendesh do të qëndrojë e qetë dhe nuk do të përdorë të njëjtën lloj retorike të pamatur dhe të rrezikshme bërthamore.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.


Lajmi kryesor:

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm, thirren 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë: Perëndimi dëshiron që të na shkatërrojë


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online