/ATSH-AFP/ - Skeretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh sot i shqetësuar për përforcimin e pranisë ushtarake ruse në Siri, duke i kërkuar Moskës që të luajë një rol konstruktiv dhe të bashkëpunojë me SHBA-në në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS).
"Mendoj se etapa e parë për Rusinë duhet të jetë që të ulet me SHBA-në dhe të shprehë qartësisht se cilat janë synimet e saj, si dhe të përpiqet të bashkëpunojë me një kontribuim konstruktiv në përpjekjet e SHBA-së në luftën kundër ISIS-it", theksoi Stoltenberg gjatë një interviste në selinë e NATO-s në Bruksel.
Perëndimorët, duke filluar nga SHBA-ja, janë alarmuar prej disa ditësh për rritjen e angazhimit ushtarak të Moskës në Siri, që është një nga mbështetësit kryesorë të Bachar al-Assad që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011.
/Shqiptarja.com