Analistja amerikane Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë

Analistja amerikane Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë

Ivana Stradner

Analistja Ivana Stradner, përmes një postimi në X (ish-Twitter) shkroi se është e bindur se mund të ketë një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator.

“Telegram tani ndan një histori të kafenesë Panda, që do të thotë se ata po përgatisin një tjetër flamur fals dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar. Ky mesazh ishte shpërndarë nga kanale të tjera ruse e serbe dhe tashmë mediat serbe dhe ruse akuzuan Britaninë e Madhe për komplot të luftës në Kosovë”, shkruar ajo në X (ish-Twitter).

Postimi i Stradner

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë policin me origjinë nga Kosova, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje. Përgjegjësinë për sulmin në Banjska e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?