Strasburg, paramilitarët
serbë kërkojnë miliona euro

Strasburg, paramilitarët <br />serbë kërkojnë miliona euro
STRASBURG - Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro për pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s.

Lajmin e transmeton gazeta britanike “Daily Mail”, të cilës i referohet “Ora Info” në Kosovë sipas së cilës këtë muaj një panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim.

Një mundësi e tillë është përshkruar si çmenduri dhe e çuditshme nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron.
“Daily Mail” kujton se këta ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës dhe se NATO-ja me britanikët ka bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Milosheviçi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV.
“Kjo është e çuditshme. Lufta e Kosovës kishte të bënte me parimet e vetëvendosjes dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra, që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator, Douglas Carswell.

Gazeta britanike citon raporte të OKB-së, që e kanë vlerësuar luftën e Kosovës si përpjekje për pastrim etnik, që do të realizohej me forma kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekutimin e shqiptarëve të Kosovës.

Redaksia online

(ma/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi