Kryetari i PD Sali Berisha nga selia blu sulmoi të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit duke i akuzuar si “kriminelë të certifikuar”. Berisha tha se me urdhër të Ramës, ata kanë sulmuar drejtuesit kryesorë të PD, të cilët kanë përfunduar në spital. Ndonëse nuk u pa asnjë shpërthim molotovi, përveç atyre në derën e kryeministrisë, Berisha tha se policia ka hedhur molotovë duke plagosur protestues e efektivë, për t’ia faturuar këto akte dhune protestës së opozitës.
“Një mirënjohje të pakufishme për ju për qëndresën, heroizmi. Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori ndaj një regjimi q u soll si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari besëpreri Bizhga dhe Elton Alushi, Dashamir shefi i njësisë operative, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë. Skanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë por janë kriminelë të certifikuar të cilët mendojnë se do të s’mbrapsin një popull të tërë në mbrojtje dyshes famëzeze Rama-Balluku. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet gjer ditën e fundit të jetës së tyre. Ta janë të regjistruar në anale të këtij populli si hajdutët më të mëdhenj. Nuk ka forcë që i mbron nga ndëshkimi. Në emër të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, Skënder Balluku që mori drejtimin e narkopolicisë, shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të PD, Lucinao Boci është në spital me djegie. Noka përsëri pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Balliu në spital, në spital janë drejtues të tjerë, gazetari Aulon kalaja, i goditur personalisht dhe një hakmarrje për qëllimet e tij ndaj regjimit. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur. Sot Sokol Balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve, granata te zhurmës dhe që kanë plagosur disa prej tyre. Kanë hedhur shishe molotovë dhe kanë plagosur dhe protestues por dhe policisë se u duheshin si dëshmitarë të gjoja të akteve të protestuesve. Forcë në botë të mposhtë kryengritjen tonë paqësore nuk ka”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar











