Strategjia e opozitës, Ruçi ndërpreu seancën, PD-LSI transmetojnë fjalimet në Facebook

Strategjia e opozitës, Ruçi ndërpreu seancën, PD-LSI transmetojnë fjalimet në Facebook

Edhe pse Gramoz Ruçi ndërpreu seancën e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës rrethuan foltoren, deputetët e PD dhe LSI kanë vijuar 'normalisht' punimet në sallë. 

Lulzim Basha ka vijuar fjalimin e tij i cili është transmetuar në Facebook. Basha hodhi akuza të ashpra në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për vëllain e tij i cili sipas opozitës është i përfshirë në trafik droge.  

Fjalimet e deputetëve të opozitës u transmetuan në Facebook, pavarësisht se zyrtarisht punimet e seancës së Kuvendit ishin ndërprerë me urdhër të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kamerat e televizioneve kanë dalë jashtë ambienteve të Kuvendit.  

Kjo ka qenë edhe strategjia e përdorur nga opozita këtë seancë të Kuvendit. Një vendim i tillë është marrë pak para fillimit të seancës ku në selinë blu u zhvillua një mbledhje e përbashkët e grupit parlamentar mes PD dhe LSI.


Lajmi kryesor:

Bllokuan foltoren dhe transmetuan fjalimet në FB, pas incidentit opozita bojkoton Kuvendin


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)