Strategjia e vaksinimit, Franca nis fazën e parë në janar, Rusia vaksinim masiv (VIDEO)

Në një kohë kur vaksina e Pfizer dhe Moderna po presin licencimin nga Agjencia Evropiane e Barnave EMA, Evropa po përpiqet që të përgatis të gjitha mjetet e nevojshme për të nisur sa më shpejt vaksinimin.  

Disa shtete evropiane kanë nisur të planifikojnë strategjitë e tyre. Franca do të nisë vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve dhe punonjësit që janë më të riskuar nga COVID 19. Faza e parë pritet të nis në janar, e cila do të përfshijë deri në 14 milion banorë dhe do të vijohet me vaksinimin në mënyrë progresive,  për të gjithë popullsinë. E cila do të jetë edhe faza e fundit për ta.

Portugalia do të ndjekë kritere të ngjashme, duke nisur me 400.000 qytetarë më vulnerabil dhe deri me Prill synohet vaksinimi i të paktën 1 milion njerëzve.

Rusia në anën tjetër ka paralajmëruar që ditën javën e ardhshme do të nisë me vaksinimin masiv të popullatës me vaksinën e saj Sputnik V. Duke nisur nga dita e nesërme ajo do të bëjë gati qëndrat për vaksinim në Moskë.  Mësuesit, mjekët dhe punonjësit socialë kanë filluar tashmë të marrin vaksinën Sputnik V . Banorët në kryeqytet do të jenë në gjendje të regjistrohen  për të marrë vaksinën nga dita e sotme. Megjithëse ka ende shumë pikëpyetje për efektivitetin e saj.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko shtoi se më shumë se 100,000 njerëz tashmë  e kanë marrë vaksinën dhe rreth 25,000 të tjerë morën vaksinën gjatë provës klinike.

Vende të shumta kanë shprehur interes për të studiuar ose për të blerë vaksinën, megjithëse pak vende perëndimore janë regjistruar. Hungaria është i vetmi vend i BE që ka treguar gatishmëri për të blerë doza të saj.

Përtej  optimizmit në shumë vende të Europës perëndimore  OKB po paralajmëron se vendet më të varfra, me më pak burime, do të jenë ende nën kërcënimin e koronavirusit.  Kreu i OKB Antonio Guterres  kërkoi që vaksinat të shpallen "të mira publike globale" që shpërndahen në të gjithë botën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni