Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një reagimi në Facebook ka përshëndetur projektrezolutën e Parlamentit Evropian lidhur me strategjitë e zhvillimit.
Meta shkruan se ashtu sikurse është thënë edhe në PE edhe Partia e Lirisë i bashkohet rezervave për Ballkanin e Hapur, ku sipas tij nuk zbatohen rregullat e BE-së. Hapur|H
“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.
Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”- shkroi Meta.
Lajmi kryesor:
Strategjia e zgjerimit, PE: Legjislacioni i vendeve kandidate të jetë i ngjashëm me BE! Kritika ndaj Ballkanit të Hapur, s'bazohet në rregullat tona
