TIRANE- Qeveria ka vendosur piketat e reja mbi sigurinë kombëtare. Në analizën e paraqitur, ekspertët kanë vendosur ndryshiemt që do të bëhen për policinë e shtetit, ndryshimet në Forcat e Armatosura apo dhe në promovimin e trashëgimisë kulturore apo dhe të mbrojtjes së gjuhës si një vlerë e rëndësisë së veçantë. Ndërsa rreziqet ndaj Shqipërisë janë ndarë në tre kategori. Në të parën, që mbetet dhe në prioritetet kyç theksohet korrupsioni dhe krimi. Ndërsa në kategorinë e dytë janë vendosur rreziqet që lidhen me sulme terroriste. Për nga rëndësia spiunazhi është vendosur në kategorinë e tretë. 

Policia
Mazhoranca e re do të rishikojë të drejtat që kanë strukturat e policisë private, apo dhe ato të pushtetit vendor. Në strategjinë e qeverisë është parashikuar nisma për të “reformuar sistemin e policimit në RSH, me qëllim që Policia e Shtetit të jetë i vetmi institucion me përgjegjësi dhe tagër policor në vend. Të gjitha strukturat e tjera, publike apo private do të pushojnë ushtrimin e funksioneve policore”. Nën këtë argument theksohet se numri i madh i strukturave qendrore, lokale dhe private me natyrë policore janë pengesë për zbatimin me efektivitet të misionit të Policisë së Shtetit. “Roli i këtyre strukturave duhet rishikuar, me qëllim kryerjen e funksioneve të caktuara të sigurisë, por pa kompetenca policore”, nënvizohet në draftin e paraqitur parlamentit.

kategorite