Strehimi i afganëve, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Më informuan për përgatitjet e vazhdueshme! Populli afgan meriton të jetojë në mbrojtje e dinjitet

Strehimi i afganëve, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Më informuan për përgatitjet e vazhdueshme! Populli afgan meriton të jetojë në mbrojtje e dinjitet

Ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori Luigi Soreca

BE vijon të përcjellë falënderimet e saj ndaj Shqipërisë për vendimin për strehimin e afganëve. Këtë herë falenderimet janë përcjellë përmes ambasadorit Luigi Soreca gjatë një takimi me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e Brendshëm Beldi Çuçi.

Dy ministrat thotë Soreca, e kanë informuar për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve. Në postimin e tij Soreca nënvizon se me 2 ministrat ka folur për çështje të rëndësishme si statusi i tyre ligjor, kontrollet e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Në fund ambasadori thekson se populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet. Kujtojmë se ligji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rreziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proceduat për kthimin e tyre.

“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhacka dhe Bledi Cuci në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm cështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, tha Soreca.

Fluksi i afganëve në aeroportin e Kabulit që kërkojnë të largohen nga vendi vijon të jetë i lartë që pasi talebanët kanë marrë pushtetin. Shqipëria është ne mesin e 12 vendeve që ka pranuar strehimin e tyre, pas kërkesës së SHBA. Ndërsa përgatitjet për ardhjen e tyre vijojnë, sipas vendimit të fundit të këshillit të ministrave afganët, do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 1-vjeçare. Njëkohësisht është miratuar edhe ngritja e një Task-Force në përbërje të së cilës janë 7 ministra, por e drejtuar nga ajo e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo Task Forcë ka disa detyra kryesore që nis në fazën e parë me negociimin me ndërkombëtarët, për të vijuar më pas me menaxhimin e fluksit dhe koordinimit e akomodimit të tyre pas mbërritjes në Shqipëri. Task-Forca gjithashtu do të evidentojë të gjitha nevojat për ndërhyrje në legjislacion, për shtesat buxhetore etj, për menaxhimin e situatës.  

Në varësi të saj janë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai i Mbrojtjes Niko Peleshi, e Financave Anila Denaj, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ky grup i posaçëm do të veprojë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë që do të strehohen në Shqipëri. Në këtë vendim  thuhet gjithashtu se ekziston mundësia që afganëve të vendoset që t'u kufizohet liria e lëvizjes, por ky vendim do të merret nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët nëse konsiderohet e nevojshme, vetëm mbi bazën e vlerësimit individual dhe jo në grup.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë