Stresi flet për një gjyq imagjinar:
Tani që mbaroi kthehem në Tiranë

Stresi flet për një gjyq imagjinar:<br />Tani që mbaroi kthehem në Tiranë
Duket se “odisea” me drejtësinë e reperit shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka përfunduar, të paktën kështu ka pretenduar reperi. Ka qenë vetë Lushaj i cili është shprehur në një emision televiziv se gjyqi I tij ka përfunduar dhe se së shpejti do të kthehej në Tiranë. Megjithatë në faqen online e Gjykatës së Tiranës nuk rezulton që një gjyq i tillë të jetë zhvilluar.

Aktualisht këngëtari i arratisur nga forcat e policisë, ndodhet në Zvicër ku jeton me shokët e tij dhe nuk ka hequr dorë nga koncertet në Diasporë. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se do të kthehet në tregun muzikor me një këngë dedikuar nënës së tij, me të cilën shprehet se  nuk i ka humbur kontaktet për asnjë çast.

Stresi u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë fundit të muajit janar të këtij viti. Pas arratisjes ai ka publikuar shpesh foto dhe statuse të ndryshme në rrjetet socilae duke dhënë edhe versione të ndryshme të vendit se ku ndodhet.

stresi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr