Të bësh një këngë për nënën është me të vërtetë e vështirë. Ato janë personat e vetëm në jetën tonë që na dedikohen pa kushte, dhe janë të gatshme të bëjnë gjithçka që ne të ndihemi mire. Njësoj ka ndodhur edhe për reperin Stresi.
Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka lajmëruar që po realizon një këngë dedikim për nënën e tij, dhe është emocionuar jashtë mase.
“Mam, me zor e kam mbyll këngën për ty sepse vetëm qaj. Kam bërë një këngë të atillë, që vetëm një herë del në jetë. Por jam duke e përmirësu dhe e këndu përmendësh, por s’më lënë lotët. Aq shumë të du,”- shkruan Stresi në bisedën me të ëmën që ka publikuar në Instagram.
Reperi Stresi me nënën e tij
“Haha, Po unë jam gjallë! Edhe mua më dhemb zemra për ty,”- i përgjigjet ajo.
Network e Tropojes
Përgjigju