Arkimed Lushjaj, i njohur me emrin e artit si Stresi përmes rrjetit social “Facebook” jep arsyet e veta se pse u arratis nga ambientet e komisariatit numër 3 ku ishte shoqëruar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Gjithashtu ai mohon zërat se mund të jetë larguar nga Shqipëria duke shkruar jam në Tiranë.

stresi fb

 
Përse u ndalua Stresi nga policia
Arkimed Lushaj këngëtari i njohur me emerin Stresi është shoqëruar në polici pasi drejtonte autmojetin e shokut të tij pa patetnë. Ky fakt konfirmohet për a1report nga policia rrugore e cila deklaron se në momentin e ndalimit, Stresi ndodhej në drejtimin e mjetit mecedez benz me targa AA 866 FO.

Stresi rezulton i shpallur në kërkim prej 3 ditësh nga policia e shtetit, ndërsa pas referimeve në prokurori të arratisjes së tij nga komisariati në gjykatë është kërkuar dhe sekuestrimi i mjetit për llogari të hetimeve.

Të njëjta burime sqaruan se pas verifikimit të pronësisë ky automjet rezulton në pronësi të shtetasit Y.K i cili ka deklaruar se ka raporte shoqërore me stresin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)