Stresi në punë, Dritan Ylli:
Inspektime sektorëve me risk

TIRANE- Stresi në punë është një problem i çili haset në gjysmën e punonjësve të kompanive të ndryshme evropiane. Ky fakt është bërë i ditur nga një studim i bërë nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ku thuhet se “51% e punëtorëve kanë vërejtur se stresi në punë është i zakonshëm në vendin e tyre të punës dhe se 4 nga 10 punëtorë, mendojnë se stresi nuk po trajtohet mirë në organizatën e tyre

Megjithatë, së bashku, punëdhënësit dhe punëtorët, mund të menaxhojnë me sukses dhe të parandalojnë stresin dhe risqet psikosocialë që lidhen me punën. Fushata Vende pune të Shëndetshëm, synon që t’i ndihmojë kompanitë që të bëjnë pikërisht këtë” thuhet në studim. Duke parë rezultatet e këtij studimi Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka nisur një fushatë dy vjeçare ku pjesë e saj do të jetë edhe Shqipëria. Lidhur me këtë fakt, në fushatën Evropiane të punësimit, vendi ynë është përfaqësuar nga kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli. Gjatë fjalës së tij, Ylli bëri me dije se po institucioni që ai drejton po punon për ti bërë vendet e punës më të sigurta.

“Inspektorati i Punës po bën një punë të rëndësishme dhe i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përmirësimit të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke orientuar procesin e inspektimit në subjekte që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e punëmarrësve si dhe në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së” ka pohuar kreu i ISHP-së.

Sipas tij ka një rritje të numrit të mjekëve ku janë regjistruar, përkatësisht 1108 mjekë ndërmarrje  si dhe ka një rritje të zbulueshmerise së numrit të sëmundjeve profesionale, konkretisht 3880 punonjës. Ndërkohë që janë trajnuar 27 inspektorë të punës mbi riskun psiko-social në punë.

Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë