Stresi tregon se si i ka ndryshuar rutinën koronavirus: Me prindërit shihem nëpërmjet ballkonit, ja çfarë bëj gjatë ditës...(VIDEO)


Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka treguar nëpërmjet një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin "Rreze Dielli"  se ka vendosur të bëjë një 'jetë të shëndetshme' në kushtet e karantinimit dhe zbulon sesi po e kalon ditën i izoluar. 
"Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka! 
I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta. 
Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj." shprehet Stresi. 
Këngëtari ka një mesazh për të gjithë, në këtë periudhë që ai e quan serioze: Të mbrojnë veten dhe të tjerët. 
 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive