Struktura e re e policisë, Report Tv zbardh ndryshimet e miratuara! Komisariati i Kavajës i kalon Durrësit, Kruja i kalon Tiranës

Ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit tashmë janë gati dhe presin vetëm zbatimin. Report Tv zbardh disa prej ndryshimeve kryesore, mes të cilave Komisariati i Kavajës nuk do të jetë më në varësi të drejtorisë së kryeqytetit, por për shkak të lehtësisë së territorit do ti kalojë në administrim Policisë së Durrësit.

Nga kjo e fundit, shkëputet komisariati i Krujës, që i kalon drejtorisë së policisë së Tiranës nën varësi për të njëjtat arsye. Kruja, edhe pse është pjesë e qarkut Durrës dhe Kavaja në qarkun Tiranë, ndër vite janë hasur vështirësi administrimi nga ana e policisë dhe për këtë arsye është parë e udhës të bëhet ky ndryshim. Mësohet se në vijim, komisariati i Vorës dhe i Krujës, do t’i përkasin Tiranës do të njihen si Komisariati nr. 7 dhe nr. 8, duke iu shtuar në listë numërore 6 komisariateve të tjera të kryeqytetit.

Ngjarjet kriminale tashmë do të kenë një administrim ndryshe, të ndara në dy sektorë të ndryshëm. Policia Kriminale, e cila më herët ka hetuar të gjitha llojet e krimeve, tashmë do të ketë detyrë vetëm krimet e rënda që kanë në fokus goditjen e grupeve kriminale, ndërsa krijohet nga e para një sektor për krimet me fokus në dhunën në familje, konfliktet banale, apo ato që konsiderohen krime më të lehta. Kjo ndarje bëhet për efekt administrimi dhe kohe.

Beteja e pak muajve më parë me sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit, është bërë shkak që policia të forcojë këtë strukturë. Një sektor i veçantë krijohet pasi krime të tilla që kanë pasur rritje te ndjeshme në vitet e fundit, të mund të kenë efikasitet me të lartë hetimi. Lufta kundër narkotikëve është në fokus me shtim të hetuesve, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për krimin ekonomik, tek i cili do të ketë ulje të agjentëve të shpërndarë në terren në drejtori vendore, pasi kjo detyrë do t’i jepet drejtorisë qendrore.

Burime nga Policia e Shtetit i thanë Report Tv se krimi ekonomik do të vijoj të ketë zyrë në drejtori të Tiranës dhe do të presë denoncime të qytetarëve deri në një shumë të limituar, që shkon në 500 mijë lekë dhe vlerat më të mëdha do të hetohen në drejtori të përgjithshme.

Struktura e re provokon edhe lëvizje të organikës, ku pritet të ketë transferime brenda për brenda komisariateve dhe drejtorisë së Tiranës, pa cënuar numrin e punonjësve në total mbetet i njëjtë, 2394, duke mos pasur nevojë për punësime të reja apo largime.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/05/2023 01:39

    I qethet gjykatat e prokurorite dhe tani u jeni kthyer dhe komisariateve.Boll halle kane vete Durresi dhe Tirana me kriminalitetin,por tani u varni si gjyle dhe qytetet e vogla e mesatare!

    Përgjigju
    • Ababa: 19/05/2023 23:47

      Çpun kishte kavaja ne tirane 44 km larg (po e boni sali kufoma si debuyet i KJ) dhe Kruja ne Durres 45 km latg. Yani Kavajë-Durrës 20 km dhe Tiranë Krujë 25 km.

    • nome: 19/05/2023 12:21

      sa leke paguhesh qe rri vetem komenton

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë