Struktura e re, shkurtohen 300 
policë nga zyrat, dalin në terren

TIRANE- Më shumë se 300 oficerë që janë të punësuar aktualisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të dalin në Terren. Është struktura e re e siguruar nga “Shqiptarja.com” ajo e cila e ka ulur numrin e oficerëve dhe specialistëve civilë që janë të punësuar në këtë strukturë, si dhe në drejtoritë që janë në varësi të saj. Siç shkruhet dhe në strukturë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit do të jenë vetëm 505 funksione organike, që përkthehen në vende pune nga 811 që janë aktualisht. Struktura e re është konceptuar edhe më e reduktuar sa i përket drejtorive dhe sektorëve për ta bërë më funksionale dhe më të zhdërvjellët në raport me strukturat e bazës dhe të tretët.

Organigrama e aparatit të Policisë së Shtetit do të përbërë nga afërsisht 246 funksione organike. Aktualisht konstatohet fryrje e limitit organik në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shoqëruar kjo me emërime të drejtuesve të policisë jashtë kritereve që parashikon ligji “Për gradat në Policinë e Shtetit”. Në vitin 2005 në këtë strukturë kanë qenë 370 funksione organike.

Në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në njësinë e shërbimeve dhe mirëmbajtjes do të punojnë 261 punonjës policie dhe civilë. Ndërsa, në Departamentin e Krimit të  Organizuar dhe Krimeve të Rënda do të jenë 218 punonjës. Në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve janë 93 funksione organike. Në Departamentin për kufirin dhe Migracionin do të jenë vetëm 45 punonjës oficerë dhe civilë. Në Qendrën e Pritjes së të Huajve që është në varësi të kufirit do të jenë vetëm 24 punonjës.

Faksimile e Organikës së Policisë
(Në foto: Faksimile e Organikës së Policisë)

Ndërkaq, në Drejtorinë e Policisë Shkencore janë 46 punonjës. Në atë të Teknologjisë dhe Informacionit, 82 punonjës. Qendra e Formimit Policor dhe Reparti i S. B. C do të kenë respektivisht nga 126 dhe 234 funksione organike. Ndërkaq në Institutin e Përgatitjes së Qenve do të jenë të punësuar 42 persona, ndërsa në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik janë 21 funksione organike. Por ndryshime nuk do të bëhen vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit por edhe në drejtoritë e qarqeve dhe komisariate.

APARATI I POLICISE SE SHTETIT

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa