Tiranë - Studentët e Ekonomikut që kanë mbushur dje sallën Liria të qyteti Studenti, kanë deklaruar se përballë heshtjes së instancave përgjegjëse ata do të nisin grevën 24-orëshe të urisë.
"Jemi të detyruar të dalim publikisht dhe të deklarojmë se Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës është i vendosur ti thotë jo diktaturës së betonit.
Ditën e shtunë do të protestojmë përpara bashkisë së Tiranës, ndërsa ditën e hënë ne do të nisim grevën 24-orëshe, deri në grevë urie dhe nuk lëvizim nga qëndrimet tona"- ka deklaruar dje, pedagogu Pleurat Rexhepi, në ditën e 8 të protestës së stafit të këtij fakulteti, kundër ndërtimeve pa leje që e kanë rrethuar.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com