Një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit Mesdhetar, pati një vizitë studimore në Strasburg, ku u takua me z. Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportues për Shqipërinë.

Në takim u prek dhe statusi i Shqipërisë dhe dëshira e të gjitha palëve për ta parë Shqipërinë si anëtarë te BE.

Grupi i studentëve ndoqi nga afër punimet e Parlamentit Evropian, ku do të diskutohej edhe rezoluta për Shqipërinë.

Studentët u informuan nga afër me punën e eurodeputetëve dhe ndoqën direkt fjalimet e tyre në seancë plenare. 

Gjithashtu në një nga sallat e PE, u mbajt një prezantim i shkurtër nga znj. Julia Wanninger, këshilltare pranë z. Knut Fleckenstein.

Në prezantim u drejtuan pyetje të ndryshme në lidhje me situatën në Shqipëri dhe pritshmeritë e palëve për ecjen përpara të procesit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)