Studentët e Diasporës, Peleshi: 
Investoni për Shqipërinë moderne

Studentët e Diasporës, Peleshi: <br />Investoni për Shqipërinë moderne
TIRANE - Shqipëria ka sot nevojë për modele suksesi si dhe për dijet e të rinjve. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë zëvendëskryeministri Niko Peleshi në konferencën për krijimin e unionit të të rinjve të diasporës.

Sipas Peleshit, investimi i dijeve të të rinjve për Shqipërinë, duhet të jetë një motiv i gjithsecilit për ta bërë Shqipërinë model suksesi.

“Diaspora gjithmonë ka qenë porta e Shqipërisë me botën e përparuar. Sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një rregullim të imazhit të vet. Ambasadorët më të mirë të këtij imazhi të ri të Shqipërisë mund dhe duhet të jenë kryesisht të rinj dhe studentët shqiptarë të cilët kanë ndërtuar histori suksesi në emigracion dhe që të mund të bashkojnë përpjekjet me Shqipërinë dhe Kosovën për një imazh të ri sepse sot imazhi i Shqipërisë në botë në radhët e atyre që nuk e kane vizituar Shqipërinë është totalisht i deformuar”, - u shpreh Peleshi.

Ndërkohë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se shkëmbimi i eksperiencave kulturore është mjaft i rëndësishëm.

“Ju jeni të rinj dhe kjo do të thotë që jeni mendjehapur do të thotë që keni shumë më tepër fuqi dhe mundësi për emancipim jo vetëm tuajin por edhe te rrethit të ngushtë edhe të familjes sepse shpesh herë kemi divergjenca mosmarrëveshje me familjen që është divergjenca e përhershme e brezave”, tha Kumbaro.

Më herët edhe ministri Klosi mori pjesë në një takim në Prishtinë ku u diskutua për mbështetjen e të rinjve të diasporës për Shqipërinë.

Unioni i të rinjve të Diasporës është krijuar në muajin maj të 2014 dhe ka për qëllim afrimin e potencialeve të reja në të gjitha fushat në Shqipëri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron