Studentët e lëvizjes "Për Universitetin" kanë kyçur sot në mënyrë simbolike Ministrinë e Arsimit duke vënë në derën kryesore hyrëse një letër në të cilën shkruhej: “Mbyllur, jemi në kafene me disa biznesmenë”.

Ka qenë kjo forma që ata kanë zgjedhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit për t’iu kundërpërgjigjur reformës së Arsimit të Lartë si dhe letrës së hapur që ministrja u nisi pak ditë më parë.
Studentët të cilët kanë protestuar më pankarta në duar janë shprehur se fjala e ministrisë se tarifat janë ulur është një mashtrim pasi tarifat sipas tyre kanë shkuar drejt rritjes dhe kjo është fare e dukshme.
Po ashtu studentët e kanë shpallur Ministren e Arsimit Lindita Nikolla si dhe zv/ministrin Arbjan Mazniku persona ‘non grata’ brenda mjediseve të universitetit: për mungesë informimi në masat studentore, për dezinformim publik në lidhje me pasojat e reformës, për shpërfillje të vazhdueshme të zërit studentor dhe për natyrën anti-studentore e anti-shoqërore të reformës në fjalë.
Studentët protestues kanë lexuar para Ministrisë një letër në të cilën ata parashtrojnë edhe kërkesat e tyre si dhe arsyet se përse janë kundër miratimit të reformës së arsimit.
Ministrja e Arsimit nuk ndodhej në ministri për shkak të një vizite jashtë vendit, por kjo nuk i ka penguar grupin e studentëve protestues që të paralajmërojnë një tjetër protestë ditën e mërkurë përpara korpusit.
Edhe të mërkurën ata do të kërkojnë që të mos kalojë ligji i arsimit të lartë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO