Studentët në krah të Veliajt:Deri
në prill mbjellim 100 mijë pemë

Studentët në krah të Veliajt:Deri<br />në prill mbjellim 100 mijë pemë<br>
Ky fillim viti ka nisur i mbarë për Tiranën, me mbjelljen e 110 pemëve të reja që i shtojnë sipërfaqet e gjelbra për qytetarët. Një grup studentësh iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, për projektin e mbjelljes së 2 milionë pemëve të Pyllit Orbital, të cilët në vend të humbjes së kohës në kafene, patën dëshirën të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe grupi i studentëve nga “Qyteti Studenti”, mbollën 110 pemë të reja të dhuruara nga biznesi, për të vijuar pyllëzimin e qytetit. “Falë bujarisë së donatorëve po mbjellim 110 pemë të reja, për të ecur me idenë e Pyllit Orbital. Më vjen mirë për studentët, jo se na lipset krahu i punës, sepse kemi mjaftueshëm njerëz që kontribuojnë, por unë besoj se shenjon një trend të ri. Trendet nuk janë vetëm celularë, rrjete sociale apo kafene, por trend është edhe sjellja që kemi ndaj qytetit që kemi trashëguar e që duhet t’ia lëmë dikujt tjetër trashëgim”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nisma të tilla janë pozitive për të ndërgjegjësuar të rinjtë për rëndësinë e krijimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe për kujdesin ndaj mjedisit. Veliaj theksoi se falë nismave të ndryshme të ndërmarra gjatë këtyre dy viteve nga Bashkia e Tiranës, ajri në kryeqytet është tre herë më i pastër se ai i Shkupit. Duke theksuar rëndësinë e marrjes së vendimeve të drejta për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, kryebashkiaku kërkoi prej qytetarëve që në vend të automjeteve, të përdorin biçikletat.

“Para dy vitesh e filluam si qyteti më i ndotur në Ballkan, sot jemi tre herë më të pastër se Shkupi. Do të thotë se jemi produkte të vendimeve që marrim vetë. Nëse marrim vendime për më shumë gjelbërim, për më pak përdorim makinash, më shumë pista biçikletash dhe pista vrapimi, atëherë produkti i këtyre vendimeve është ajri më i pastër në Tiranë. Ndaj, vendimet që marrim udhëheqin jetën e këtij qyteti, i cili varet nga vendimet që marrim sot”, tha Veliaj.

[gallery]25280[/gallery]
Ai deklaroi se mbjellja e pemëve të reja është investimi më i mirë për brezat e ardhshëm. “Është një investim që do të vazhdojë edhe kur mos të jemi ne, 100, 200, 1 mijë vjet më pas. Por ajo që besoj ka rëndësi është se secili prej nesh që ecën në rrugët e këtij qyteti, që nga Kryetari i Bashkisë e deri tek studenti që sapo ka ardhur në Tiranë, të thotë: lashë një shenjë në këtë qytet, kjo është pema që mbolla. Mund të kenë kaluar shumë vite, por ndihem krenar që jetuam një jetë të denjë”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me aksionin për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet deri në fund të stinës, për jetëzimin e projektit të Pyllit Orbital. “Një pjesë e buxhetit të vitit 2018 për Bashkinë e Tiranës do të shkojë për Pyllin Orbital dhe për të gjitha nevojat që kemi për të vazhduar mbjelljet masive deri sa të kapim 2 milionë pemë në vitin 2030”, tha Veliaj.

Përfaqësuesi i kompanisë që dhuroi pemët “Procodev Security” sh.p.k, shprehu gatishmërinë për të vijuar këtë bashkëpunim të shkëlqyer me Bashkinë e Tiranës edhe në të ardhmen në projekte të tjera të rëndësishme në dobi të komunitetit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë