TIRANË - Lëvizja studentore, “Për Universitetin” ka protestuar sërish sot para kryesisë së kuvendit për të kundërshtuar reformën e arsimit të lartë. Edhe një herë studentët kanë kërkuar që të mos kalojë kjo reformë në komision.
 
Ne nuk i nënshtorhemi as heshtjes qëllimkeqe qeveritare as realitetit problematik universitar që reforma klienteliste do ta shëndërrojë në katastrofik” – thanë studentët.
 
Po ashtu studentët u shprehën se kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar nga qeveritarët e megjithatë ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.
 
Ne jemi këtu për t’u dhënë mundësinë përfaqësuesve parlamentar të popullit që të guxojnë si rrallë herë në jetën politike të vendit të jenë në lartësinë e duhur të interesit publik në të kundërt ne do ti thërrasim popullit burimit epror te drejtësisë dhe fuqisë si popull. Do t’u tregojmë koshin jo vetëm shkatërruesve të arsimit publik por të gjithave institucioneve që do të guxojnë ta tradhëtojnë interesin publik,” – thane ata.
 
Ndërkohë Arlind Qorri një prej pedagogëve që është në mbështetje të kauzës së studentëve për të kundërshtuar këtë reformë thotë se kërkesa e tyre për moskalim të reformës do të vazhdojnë.
 
“Gjithë ky proces duhet kthyer në universitet. Eshtë një reformë tërësisht klienteliste. Ne do të protestojmë para zyrave të komisionit të arsimit dhe kemi shpresë që masivizimi i protestës do ti zërë aq ngushtë qeveritarët saqë duan s’duan do ta dëgjojnë seriozisht zërin univeristar,” – thotë Arlind Qorri.
 
Ndërkohë Ministria e Arsimit së fundmi ka përfshirë një sërë ndryshimesh në ligjin e arsimit mes të cilave edhe mundësinë që tashmë nxënësit e sistemit parauniversitar të studiojnë me një tekst të unifikuar duke hequr kështu altertekstin me të cilin është proceduar deri më tani.

protesta studenteve
protesta studenteve
protesta studenteve'
Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com  Foto të tjera   

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)