Mbyllja e disa degëve në universitete të ndryshme të vendit, ka ngritur një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë kryer në mënyrë simbolike homazhe para këtij institucioni. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.

Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.  Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh. Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave.  Kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punes dhe nuk i besojne ketyre politikave.  Nderkohe studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave.'- u shpreh një student.

Sipas studentëve në shumë degë prioritare po mbyllen, ndërsa askush nuk shqetësohet.

‘Te dashur miq nuk kane kaluar as 24 ore nga postimet e qeveritareve me Flamunj Kuq e ZI, me festime pompoze me salla te dekoruara me shqiponja e me deklarata emocionale atdhedashurie, nderkohe qe ne universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkoder sot po mbyllet, A e dine keta patriote dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales qe formesoi Universitetin Aleksander Xhuvani Elbasan sot ka vetem 2 regjistrime? Durresit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korca mbetet pa histori – gjeografi. Askush nuk shqetesohet per fiziken qe po mbyllet ne Universitetin e Tiranes, a e pyet veten kjo ministre pse te rintje nuk po preferojne as deget prioriteare e as ato themeltare? Prandaj, ne jemi mbledhur ne shenje proteste simbolike te marim pjese ne funeralin e dhjetra degeve ne universitetet e vendit, per te ironizuar indiferencen, keq-qeverisjen dhe lenien ne harrese te arsimit shqiptar.  Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin mbi kete situate, te braktisjes, rrenimit dhe pakesimit te universiteteve publike, ku me keto ritme, pas 20 vitesh Shqipëria do te jete vendi i vetëm në botë ku nuk do të ketë nevojë për Ministri Arsimi.

4 Degët prioritare që u mbyllën

Inxhinieri agrare profil agromekanizëm
Biologji marine dhe akuakulturë
Bioteknologji zooveterinare
Vreshtari enologji

Degët me më pak se 10 studentë

Matematika në Shkodër
Gjuha Shqipe dhe letërsia në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër
Hoteleri Turizëm në Durrës
Histori & Gjeografia në Korçë, Shkodër, Elbasan , Vlorë, Gjirokastër
Fizika në Tiranë

 

Protesta e studenteve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Degët prioritare në rrezik, studenti vjen nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën para Ministrisë: Këtë vit asnjë i regjistruar për fizikë

 

Një grup studentësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për degët që janë në rrezik, pasi kanë një numër shumë të ulët studentësh të regjistruar. Report Tv mori në intervistë një prej tyre, Kolindo Vjerdha, i cili kishte ardhur në këtë protestë nga Shkodra. Për gazetaren Enxhi Musaj, ai tha se mori pjesë për të ngritur edhe zërin e studentëve në Shkodër.

Sipas tij, Ministria duhet të ndërmarrë të tjera politika për degët në rrezik, si edhe të ulet të bëjë një analizë të politikave të ndërmarra deri më tani, se çfarë të mirash ka sjellë.

Ndalur në universitetin e Shkodrës, ‘Luigj Gurakuqi;. Ai tha se këtë vit në degën e Fizikës nuk ka asnjë student të regjistruar, ndërsa në atë të matemtikës vetëm 8 studentë.

“Ditë simbolike për mesazhin që përcolli. Ardhja nga Shkodra ishte një formë përfaqësimi për studentët e Shkodrës. Mund të flas për një tendencë rënie në një numër të konsiderueshme të degëve në universitetin  e Shkodrës. Siç janë dega matematikë me 8 studentë, fizika asnjë studentë të regjistruar, në të numra të tillë janë edhe degët e historisë gjeografisë.

Kemi ardhur për të rikujtuar atë që realitet, vështirësitë që jeta akademike sjell, degët që rrezikojnë të mbyllen. Ndoshta këtë politika duhen parë me një sens tjetër, çfarë rezultatesh kanë sjell. Ndodhte duhej të kishte më tepër transparencë nga ministria për këto politika.

Me shpresën që këto pika që ngritën zërin të mos bien në vesh të shurdhët por të jenë një dorë për studentët ministrinë e pedagogët që të ri dimensionojmë jetën akademike”, tha ai për Report Tv.