Studentët, Zef Brozi: Protestoni fuqishëm, por mos lejoni t’ju mashtrojnë politikisht

Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit ka reaguar duke komentuar protestën e studentëve në Tiranë dhe universitetet në rrethe për tarifat dhe kërkesat e tjera. Ai ka një apel për studentët, që të protestojnë fuqishëm e paqësisht, por ‘mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht’. Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit vlerëson veprimin e Nikollës, që sipas tij bëri atë që duhej duke iu përgjigjur thirrjes së protestuesve që të dilte nga zyra e të shkonte në shesh tek ata. Brozi shprehet se sot nuk ka asnjë arsye që të gjitha palët e interesuara (Studentët, Qeveria, Parlamenti, Presidenti, Rektoratet, e Dekanatet) të mos ulen në bisedime për të dhënë zgjidhjet jo vetëm për kërkesat e studentëve protestues, por edhe për përmirësimin rrënjësor të arsimit në Shqipëri. Studentët protestojnë prej 5 ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave, kryesorja përgjysmimi i tarifës së arsimit (lexo këtu).

STATUSI I PLOTË I ZEF BROZIT
Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Si ish-pedagog, si prind e qytetar, por edhe si immigrant në Amerikë që nga 12 Nëntori 1995, përshëndes protestat paqësore të studentëve në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Miqësisht u apeloj studentëve të mos lejojnë manipulimin e tyre nga mafiozët e partive politike a kushdo tjetër.

Studentët kanë pasur dhe kanë shumë arësye të protestojnë në këto 28 vite të shkatërrimit të shkollimit dhe edukimit të brezit të ri. E pafalëshme ka qenë heshtja e tyre. Gjendja mjerane dhe kushtet thuajse primitive në konviktet studentore dhe në auditore, korrupsioni marramendës në universitete (që vret dijen dhe përgatitjen e te rejave e te rinjve shqiptarë sipas standarteve të larta që kërkon sot koha), shitja dhe blerja e notave, diplomave, madje edhe e titujve shkencor, niveli i ulët shkencor ( madje dhe skandaloz) i një pjese të pedagogëve, pagesat e papërballueshme nga një pjesë e madhe e studentëve – janë disa nga arësyet që studentët në këto 28 vite duhej të kishin protestuar e jo heshtur.

Por studentët dhe rinia shqiptare nuk duhet as të mashtrojnë veten me nota e diploma që blihen edhe pa shkuar në shkollë, pa hapur librat, pa studiuar. Në familjen Europiane dhe kohën e globalizmit sot dhe në të ardhmen konkurohet me dije dhe aftësi të shumanëshme dhe jo me injorancë e dembelizëm (ndërsa diplomat fallco e pa vlerë më mirë i fundosni në baltina).

Dihet se gjendja mjeranë në universitetet e shkollat në Shqipëri është produkt dhe përgjegjësi e të gjitha qeverive në këto 28 vite. Pavarësisht se në këto vitet e fundit janë bërë disa hapa pozitiv për arësimin, Qeveria, universitetet, Parlamenti, Presidenti, dhe të gjitha institucionet u janë borxhlinj studentëvë dhe rinisë shqiptare. Prandaj edhe unë u bëj apel atyre të degjojnë me respekt dhe përgjegjësi zërin studentor, të ulen e bashkebisedojnë me ta dhe sëbashku të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme për plotësimin e kerkesavë dhe nevojave të studentëvë dhe aresimit në Shqipëeri.

Nëse me 11 Dhjetor 1990 përfaqësia studentore bëri takimin me Ramiz Alinë edhe pse në kushtet e një frike e terrori, sot nuk ka asnjë arësye që të gjitha palët e interesuara (Studentët, Qeveria, Parlamenti, Presidenti, Rektoratet, e Dekanatet) të mos ulen në bisedime për të dhënë zgjidhjet jo vetëm për kërkesat e studentëve protestues, por edhe për përmirësimin rrënjësor të arsimit në Shqipëri. 

Përmes internetit mësova se Ministrja e Arësimit Znj. Lindita Nikolla bëri atë që duhej dhe iu përgjigj thirrjes së protestuesve që ajo të dilte nga zyra e të shkonte në shesh tek ata.

A duhet, vec të tjerave, që Qeveria, Parlamenti, Presidenca, Rektoratet e Dekanatet të ndërpresin edhe shpenzimet e tyre për luks në zyra dhe ato fonde të investohen për godinat dhe ambientet studentore?

Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë sonë të dashur.

Zef Brozi, Washington, DC 8 Dhjetor 2018

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 09/12/2018 22:52

    Bravo miku yne Zef kjo eshte zgjidhja e drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë