FIER - Familjarë dhe të afërm përcjellin sot në banesën e fundit 22-vjeçarin Xhuliano Brahmillari, i cili pak ditë më parë u gjet i masakruar në një zonë pyjore në Bruksel të Belgjikës.

Trupi i viktimës mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ndërsa sot mësohet se do bëhet varrimi në fshatin e lindjes në Dukas të Fierit.

I riu do të varroset me trupin e copëtuar, pasi u gjet pa kokë e pa gjymtyrë në një kosh mbeturinash mbështjellë në një cantë të zezë në periferi të Brukselit. Atje i riu jetonte prej 4 vitesh ku studionte për drejtësi.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)