I inspiruar nga videot në të cilat njerëzit fotografohen çdo ditë për një vit rresht, studenti i kolegjit të Illinois-it Matt Bray ideoi një mega projekt që do të përfshinte njerëz nga të gjithë kontinentet e planetit. Më specifikisht, amerikani duke udhëtuar rreth botës, vizitoi vende të ndryshme dhe çdo herë ka filmuar veten duke kërcyer me banorë të këtyre trevave, për të realizuar një video tashmë virale. Në kërcimin e tij planetar, nën muzikën e "Lean", Bray shfrytëzoi 1000 njerëz të panjohur për t’i bërë pjesë të koreografisë së kërcimit mbarë global.
Projekti i Matt Bray filloi me një udhëtim 100 ditor në vitin 2014. Vazhdoi po i tillë në vitet 2015 dhe 2016. Në dy vitet e fundi ai vizitoi edhe 15 vende të tjera me të cilat përmbylli atë që ai e quan "1000 People of Dance". Minifilmi i Matt Bray mori formë në Kinë, Japoni, Izrael, Irlandë, në oborrin e Luvrit, në fasadën e Shtëpisë së famshme të Operës në Sidnei e shumë vende të tjera.
I pyetur se çfarë shpresonte të arrinte me këtë projekt, Bray ka shpjeguar se qëllimi i tij ishte thjesht të argëtohej duke udhëtuar nëpër botë dhe duke i bërë njerëzit të kërcenin e buzëqeshin, pa u menduar dy herë.
Projekti i Matt Bray i publikuar tashmë në median sociale You Tube, vetëm në pak kohë është bërë viral, me 4.5 milion shikues.