TIRANE- Një studente i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme duke u hedhur nga kati i 17 i Sky Tower në Tiranë. Irisi Belba mësohet se, pres disa ditësh ishte në gjendje depresioni dhe duket se ky ka qenë dhe një nga shkaqet e aktit të fundit të 23-vjeçares që ishte studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

E reja është hedhur nga 17 kate dhe fillimisht është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrugë dhe më pas ka rënë në tokë duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur edhe hetimet. Burimet thanë se, Belba ka qenë nën shoqërinë edhe të dy bashkëshmoshatarëve të saj.
 
NGJARJA E RËNDË
Një vajzë 23-vjeçare nga Fieri, është hedhur nga kati i 17 i Sky Tower në kryeqytet. 23-vjeçarja Iris Belba, e cila ka vendosur t'i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, mësohet se ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Sky Tower ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë ngelja në një provim. Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para ndërtesës dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë ndriçimi. E teksa hetimet mbeten të hapura, ngjarja ka shokuar për afro 30 minuta banorë të kryeqytetit dhe kalimtarë në zonën e ish-Bllokut, ku menjëherë pas ngjarjes njoftuan policinë për çka kishte ndodhur. Dy shoqet e studentes 23-vjeçare e cila u vetëflijua janë shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat.

HETIMET E POLICISË
Burime nga grupi hetimore kanë bërë me dije, se pas ekzaminimit të ambienteve të bar kafes, ku vajza ka qëndruar për afro 1 orë është gjetur çanta e saj me sende personale, si dhe telefoni i saj celular. Familjarët e vajzës kanë tërhequr në orët e pasdites trupin e të resë që ishte dërguar në morgun e kryeqytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambientet e Sky Tower dhe është hedhur nga tarraca e Kullës. Irisi Belba është me origjinë nga Fieri, por jetonte në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Menjëherë pas mësimit të ngjarjes tragjike në vendngjarje ka mbërritur mikja më e ngushtë e 23-vjeçares. Ajo është shoqëruar nga forcat blu të kryeqytetit për të dhënë dëshminë e saj dhe mësohete se Iris Belba ka qenë e shoqëruar edhe nga dy bashkëmoshatarë të saj. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)