TIRANE- Familjarët e studentes Oltiana Saliasi e cila prej dy muajsh ndodhet në Reanimacionin e QSUT-së kanë ngritur akuza të forta ndaj mjekëve të këtij spitali për mjekim të pakujdesshëm për  shkak të së cilit  23-vjeçarja ka marrë një infeksioni gjatë qëndrimit të saj në këtë qëndër spitalore.  Studentja e gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Guailiam Bare” për shkak të së cilës jeton edhe e paralizuar.

Gjendja e studentes është përkeqsuar akoma më shumë për shkak të një infeksioni të rëndë “Stafilokoku”, të cilin 23-vjeçarja e ka marrë gjatë qëndrimit në ambjentet e e Reanimacionit dhomat e  QSUT-së. “Motra ime prej dy muajsh ndodhet në spital e shhtruar dhe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Por falë medikamenteve filloi të reagonte dhe të bëhej më mirë derisa pak ditë më parë vumë re se pati bllokime dhe enjtje të cilat rezultuan sipas analizave që Oltjana kishte marrë një infeksion të quajtuar “Stafilokok”, shprehet për Shqiptarja.com motra e studentes.

Sipas saj mjekët e QSUT-së, kërkesën e saj dhe të familjarëve për një shpjegim të detajuar për arsyen e marrjes së këtij infeskioni e kanë injoruar me shpjegimin se për shkak të sëmundjes trupi i studentes nuk ka shumë imunitet ndaj infeksioneve dhe këto janë gjëra që ndodhin në ambjentet spitalore. Por ky infeksion ka ndikuar negativisht në gjendjen e studentes pasi tani ajo është në gjendje kome dhe mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave.

Motra e Oltjanës, kërkuar nga autoritetet të reagojnë sa më shpejt për gjendjen e motrës së saj pasi gjendja e saj është vërtet kritike. “ Nuk mund të vdesi një fëmijë thjesht sepse mundësitë ekonomike të  familjes së saj janë shumë të pakta, ajo meriton të jetoj dhe duhet që ti vazhdoj ëndrrat si gjithë bashkëmos hataret e saj”, shton motra e Oltjanës.

Familjarët e 23-vjeçares bëj­në thirrje që vajza e tyre të kurohet jashtë vendit. Ndërkohë që kërkesa e parë e Ministrisë së Shëndetësisë është refuzuar, mësohet se është bërë një kërkesë e dytë në drejtim të shtetit Turk dhe një tjetër kërkesë në një tjetër spital të specializuar në Itali.

Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)