Studim – Antibiotikët e tepërt rrisin rrezikun e obezitetit tek fëmijët


TIRANË, 5 Nëntor/ATSH/-Marrja e shumë antibioktikëve gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës nxit obezitetin më vonë. Këtë e tregon një studim i publikuar së fundi në gazetën ndërkombëtare "Journal of Obesity", i kryer në 160 mijë fëmijë nga 3-18 vjeç.
Fëmijët që kanë marrë rregullisht antibiotikë gjatë fëmijërisë kanë shtuar më shpejt në peshë se sa ata që i kanë marrë antibiotikët më rrallë ose nuk kanë marrë fare.
Në veçanti, 15-vjeçarët që në vegjëli janë kuruar me antibiotikë të paktën 7 herë peshojnë rreth 1 kg e gjys më shumë se ata që nuk kanë marrë kurrë antibiotikë.
Duke përjashtuar situatat kur trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm, studimi tregoi se teprimi me antibiotikët është i lidhur me obezitetin e mëvonshëm, me problemet e metabolizmit.
Antibiotikët, shpesh të përdorur në ushqimet e kafshëve, nxisin shtimin në peshë, pasi krijojnë një çekuilibër në zorrë kur veprojnë për të eliminiuar bakteret nga zorrët.
Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se antibiotikët kanë qenë të lidhur me shtimin e peshës në vitet e para të fëmijërisë, ky studim i fundit nënvizon, se rritja e peshës për shkak të antibiotikëve vazhdon deri në moshë të rritur. Hulumtuesit rekomandojnë prindërit të kufizojnë përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët e tyre vetëm në raster kur është absolutisht e nevojshme. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin