Studim/ Autizmi nuk ka lidhje me vaksinën kundër fruthit

/ATSH-Z.Tosku/- Vaksina e fruthit-shytave-rubeolës (FSHR) nuk ka lidhje me shfaqjen e sëmundjes së autizmit.
Në studimin më të gjatë të këtij lloji, i publikuar sot nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", kërkuesit sërish arritën në përfundimin se vaksina e fruthit-shytave-rubeolës nuk rrit riskun për çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA). Kjo rezultoi e vërtetë edhe për fëmijët që ishin konsideruar tashmë me risk të lartë ndaj çrregullimit.

Kërkuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 95,727 fëmijëve, duke përfshirë më shumë se 15,000 fëmijë të pavaksinuar të moshës 2 vjeçare dhe më shumë se 8,000 fëmijë të pa vaksinuar po ashtu, të moshës 5 vjeçare. Afërsisht 2,000 prej këtyre fëmijëve u konsideruan në rrezik për autizëm, sepse ata kishin lindur në familje ku njëri nga fëmijët ishte me këtë çrregullim.

Në përputhje edhe me studimet e kryera në popullata të tjera, u vu re se nuk ekziston një lidhje midis vaksinës FSHR dhe rritjes së riskut ndaj ÇSA.
Sakaq, nuk u gjetën evidenca që tregojnë se marrja e një apo dy dozave të vaksinës FSHR lidhet me rritjen e riskut ndaj ÇSA tek fëmijët që kanë në familjen e tyre një motër apo vëlla më të madh me ÇSA.

Analizat u fokusuan tek normat e autizmit dhe vaksina FSHR tek moshat 2, 3, 4 dhe 5 vjeç. Nuk u vu re rritje e rriskut për autizëm me rritjen e imunitetit të asnjërës moshë. Në fakt normat e autizmit ishin më të ulëta tek grupet e vaksinuara. Gjithsesi, kjo mund të jetë si pasojë e vonesës së vaksinimit të fëmijëve nga prindërit meqenëse ata kanë parë shenjat e para të autizmit tek ata, arsyetojnë autorët.

Norma të ulëta të vaksinimit tek familjet e prekura nga autizmi.
Para rreth 15 vitesh, një studim i vogël, tashmë i diskretituar ngjalli shqetësime rreth një lidhjeje që mund të ekzistonte midis vaksinës FSHR dhe autizmit. Që në atë kohë, një numër i madh dhe në rritje studimesh nuk kanë gjetur lidhje midis tyre. Paqartësia se çfarë e shkakton autizmin ka lënë disa persona të shqetësuar ende. Shqetësime të tilla ka të ngjarë të shpjegojnë pse normat e vaksinimit kanë rënë në familjet që kanë një fëmijë më të madh me çrregullim.

Në studimin e ri, normat e vaksinës FSHR për fëmijët që nuk kanë një vëlla apo motër më të madh të prekur nga ÇSA ishin 84% tek fëmijët 2 vjeçarë dhe 92% tek fëmijët 5 vjeçarë. Normat e vaksinës për fëmijët që kanë në familjen e tyre një motër apo vëlla të prekur nga ÇSA ishin dukshëm më të ulëta: 73% tek 2 vjeçarët dhe 86% tek 5 vjeçarët.
Në një editorial shoqërues, Dr. Bryan King, drejtori i Qendrës për fëmijët autikë në Seattle, shkruan : "Të marra së bashku, disa dhjetra studime kanë treguar se mosha e fillimit të ÇSA nuk bën diferencë midis fëmijëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Ashpërsia e ÇSA nuk bën diferencë midis fëmijëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar dhe rreziku I përsëritjes së ÇSA në familje nuk bën diferencë midis fëmijëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar."

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja