Studim: Gratë jo aktive më të
rrezikuara nga sëmundjet e zemrës

Studim: Gratë jo aktive më të<br />rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Sipas një studimi britanik mungesa e ushtrimeve i vë më shumë në rrezik gratë e reja ndaj sulmeve në zemër se sa pirja e duhanit apo obeziteti.

Hulumtuesit gjetën se gratë jo aktive kanë pothuajse 50 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjet e zemrës në jetën e tyre se sa ato që janë të arsyeshme.

Ekipi i ka bërë thirrje qeverive për të nisur fushata të shëndetit publik mbi rëndësinë e ushtrimeve, duke argumentuar se do të ketë një ndikim shumë më të madh në reduktimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Në studim morrën pjesë 32, 541 gra të moshës 22- 90 vjeç duke përfshirë detaje në lidhje me stilin e jetës dhe nëse ato kishin sëmundje të zemrës. Mungesa e ushtrimeve të grave jo aktive paraqitën rrezikun më të madh për të gjitha grupmoshat.

ushtrimet fizike

Gratë në moshën 30 vjeçare që u klasifikuan si jo aktive kishin rreth 50 për qind të ngjarë që të vuanin nga sëmundjet e zemrës krahasuar me gratë që janë aktive në ushtrimet fizike.

Gratë jo aktive të moshës 40 vjeçare kishin rreth 38 për qind të ngjarë që të rrezikoheshin nga sulmi në zemër ndërsa gratë mbi 50 vjeç rrezikoheshin me 28 për qind të sëmundjeve në zemër.
 
Shifrat e fundit tregojnë se në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë, një e katërta e femrave janë të klasifikuara si aktive, ndërsa vetëm gjysma e tyre kryejnë dy orë e gjysmë aktivitet fizik në javë.

Sëmundjet e zemrës, të cilat përfshijnë sulme në zemër dhe tru janë shkaktarët kryesor të vdekjeve në Britani me një shifër të konsiderueshme prej 82,000 vdekje në vit.

Ekspertët kanë pohuar se ushtrimet mund të përgjysmojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në uljen e presionin të gjakut, e cila redukton kolesterolin në arteriet dhe përmirëson qarkullimin. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024